Dorëheqjet e fundit; dëshmia e deformimit të politikës shqiptare

30 Gusht 2021, 17:50Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Luan Rama u largua përfundimisht prej LSI-së, duke marrë barrën e rezultatit të dobët të partisë së tij në Vlorë, kur në fakt, ai u “shkarkua” nga Ilir Meta publikisht pak ditë përpara zgjedhjeve.

Mark Marku dha dorëheqjen e fortë, pasi u zgjodh deputet si shef politik i PD-së në Lezhë, ku korri një rezultat mjaft të thellë, duke fituar ndaj PS-së, në një kohë kur partia e tij këtë rezultat nuk e mori në asnjë qark tjetër përveç Kukësit.

Po ashtu, Najada Çomo, dha dorëhejqen nga mandati i saj, pasi arriti që si kreu i listës së PS-së në Tiranë, të jetë pjesë e një fitoreje të rëndësishme politike pëe mazhorancën në qark.

Këto zhvillimet të fundit, janë në fakt një dëshmi flagrante e deformimit të sistemit politik shqiptar.

Në të gjithë vendet e botës, madje edhe në rajonin tonë, pra në Ballkan, politikanët largohen kur nuk marrin në zgjedhje rezultatet e pritshme, apo nuk arrijnë objektivin e përcaktuar.

Ose të paktën, kur politikisht humbasin qartë në një betejë elektorale.

Tek ne, ky standard, që është zbatuar plotësisht me rastin e Fatos Nanos, e pjesërisht me rastin e Sali Berishës, nuk u bë precedent më pas.

Madje tek ne ndodh e kundërta,  kush humbet apo nuk e arrin objektivin-gradohet. Ja shikoni sot në PD, janë graduar të gjithë ata që nuk e kanë arritur objektivin apo kanë humbur thellë. Kreu i Këshillit Kombëtar është vënë Edi Paloka, i cili mori një rezultat shumë të dobët për PD-në në qarkun Durrës.

Numri dy i PD-së është vënë Gazmend Bardhi, i cili humbi thellë qarkun e Elbasanit, duke mos arritur asnjë objektiv. Ndërkohë, kur brenda PD-së ka emra që në betejën e 25 prillit kanë arritur rezultate të rëndësishme, të cilët nuk po u krijohet hapësirë, vetëm se kanë qenë kritikë me Lulzim Bashën. Një nga këto është edhe Agron Shehaj.

Por e gjitha kjo ndodh, pasi problemi është në krye; kur Lulzim Basha vijon e të mos largohet edhe pse ka humbur me radhë disa zgjedhje, natyrisht që ky standard do të vijojë edhe më poshtë tij. E kështu, kjo situatë krijon një çorientim,  dhe një dekurajim të mitivimit që kanë njerëzit për tu aktivizuar në politikë.

Nga ana tjetër në PS, ku mund të thuash gjithçka, por Rama i parapriu këtij fenomeni, duke i vënë drejtuesit e listave në vendet e fundit, e jo në krye të listave. Kështu që humbja e objektivit solli s’kualifikimin e pashmangshëm të tyre; siç ndodhi me Ilir Beqajn dhe Pandeli Majkon.

Ndërkohë në PD, zotëron “sindroma e Fushë-Kosovës”: quhen fitore edhe ata që nuk janë aspak të tilla. Për shembull, doli deputet Flamur Noka që u vendos në Kamëz, kur votate marra atje nuk sollën një balancim të forcave, apo edhe Xhelal Mziu, që edhe pse fitoi në Dibër një deputet më shumë, si rezultat ishte thuajse aty-aty.

Është ky deformim i politikës që krijon ngërç në avancimin e politikës në shoqëri, çka çon që të ndodhin edhe veprime të forta si ajo e Mark Markut, që realisht duhej trajtuar si humbje dhe problem për PD-në, e jo për tu turrur atij siç po bëjnë një pjesë të militantëve “intelektualë” thjesht për tu dukuar më “katolik se Papa”.

E në prishjen e këtij deformimi, ajo që duhet të japë shembullin natyrisht që është opozita, më përpara se qeveria. Ndryshe do të marrë vetëm votat e atyre që kryeqëzuan Mark Markun…

6 komente në “Dorëheqjet e fundit; dëshmia e deformimit të politikës shqiptare”

  1. Sander says:

    Po prandaj PD esht skuader e humbesave. Cfare shprese mund te zgjoje kjo parti per elektoratin e saj?

  2. Petrit says:

    O patë ke harru miun braçe

  3. spartak says:

    Ylli PATA .
    Nuk është deformim i sistemit politik shqiptar , sepse politika në gjithë botën njëlloj është .
    S’po i vej etiketën…
    Në Shqipëri, fatkeqësisht është degjeneruar deri në asfiksim e asgjësim të plotë SISTEMI ZGJEDHOR .
    Po ashtu , me letra , me KUSHTETUTE , ne funksionojmë gjoja si Republikë PARLAMENTARE , ndërsa në fakt funksionojmë si një amalgamë komplet totalitare .
    Ne kemi President , dhe nuk kemi President .
    Ne kemi kuvend , alias Parlament , por nuk kemi asnjë deputet apo parlamentar të zgjedhur direkt nga populli , mbasi ato zgjidhen nga aventurierët , mafiozët dhe despotët , të cilët bëjnë të 99-tat me shit , me ble e me vjedh votat për të kapur pushtetin , që pastaj të vjedhin shtetin e miletin .
    S’ke nevojë me filozofu .
    Shif e shkruaj .

  4. Shtriga astrologe says:

    jam shume kurioze te di strategjine e justifikimeve per humbjen e radhes te Lulit ne zgjedhjet lokale….

  5. Nje mergimtar says:

    Doreheqiet e politikaneve te mesiperm nuk kane lidhje me humbjen apo fitoren,kane shkaqe te tjera.Reflektimi i zotit Marku mbi situaten brenda PD-s tregon se Ai kerkon nje reformim serioz te kesaj partie.Ai vete ne punen e tij ishte fitues.Zonja Como u largua,sipas deklarates,per arsye te pandemise qe po rikkthehet fuqishem dhe Ajo e sheh kontributin ne profesionin e saj me te rendesishem se puna si deputete.Sa per Luanin ,Ai vertet thote se ka humbur ne zgjedhje por te mos harojme se u akuzua per tradheti nga “kryetari” ne hije i LSI-s.Keto doreheqie kane secila vecorit e tyre dhe shkrimi per mendimin tim eshte pa vend.

  6. Ne fund te shkrimit,perdore nje shprehje qe nuk ka lidhje me realitetin : Me katolik se Papa ! Po ku ka lidhje PD me katolicizmin ! Ne realitet ,per arsy elektorale,,kemi nje PD Islamike,dhe nje PS Ortodokse te cilat e ndajn pushtetin ndermjet tyre. Pakica Katoliket e Shqiperis,jan thjesht per shkresa zyrtare,per ti then Euopes ,se edhe ne jemi si ju ! Pak a shum si veshja e Edi Rames,nga mesi e lart, me Xhaket kostumi europiane,nga mesi e posht me Qitjane alla Turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje