Vaksina Berisha: PD mos ketë më frikë

30 Gusht 2021, 21:08Politika TEMA

Nga Ervin Bushati

Politika ka një takim me realitetin në ditën e zgjedhjeve, ku ne  kuptojmë sa qytetarët i kanë vlerësuar qëndrimet tona.

Këtë takim me realitetin, PD-ja e ka humbur prej shumë kohësh. Është si një tramvaj që Basha ka 5 herë që e ka humbur. Nëse nuk e kupton edhe këtë herë, kjo mund  të quhet humbja e 6-të e PD-së.

Serumin e të vërtetës, Partia Demokratike ka vite që ia mohon vetes. Është si një invalid apo pacient që ka nevojë  për ilaçe dhe nuk pranon të vaksinohet.

PD nuk pranon të vaksioneht nga Berisha! Është njësoj si të mos pranosh të vaksinohesh nga koronavirusi.

Ne u themi qytetarëve “Vaksinohuni”, por ka edhe qytetarë që për arsye jo-objektive nuk vaksinohen. Partia Demokratike nuk vaksinohet nga Berisha!

1 komente në “Vaksina Berisha: PD mos ketë më frikë”

  1. viruset kina dhe afgani says:

    Viusi berisha eshte me I keq se cdo virus tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje