EMRAT: Miratohen drejtuesit e rinj të PD-së

30 Gusht 2021, 18:44Politika TEMA

Sikurse u mësua një ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar në unanimitet emrat për sekretarët e rinj të partisë dhe të komisioneve parlamentare.

Kështu, në funksionet e reja në PD bie në sy afrimi i shumë grave, të cilave u janë besuar poste të rëndësishme.

Për herë të parë, nënkryetare të Partisë Demokratike do të jenë dy gra; Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë ish-drejtori i fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment BardhiEdi Paloka u zgjodh Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë post e ka mbajtur ish-Presidenti Bujar Nishani.

Shkrimtarja e botuesja Flutura Açka u zgjodh Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Jemin Gjana u zgjodh Kryetar i Komisionit Zgjedhor. Për Sekretare për pronarët dhe çështjet e pronave, është zgjedhur Ledina Mandia. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Sekretari për për Klimën e Biznesit është zgjedhur Flamur Hoxha. Oriela Nebiaj do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere. Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë zgjedhur Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli. Për postin e Sekretarit Organizativ, është zgjedhur Ervin Minarolli, ndërkohë që Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë zgjedhur Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomor Alizoti

16 komente në “EMRAT: Miratohen drejtuesit e rinj të PD-së”

  1. Shaqir says:

    U martua Zeqoja , morri ate qe kishte…pffff

  2. Beni says:

    Keto do fitojne?Asnje nga keto nuk eshte i afte nga intelekti per te qene lidera,ose per te marre opoziten prej dore dhe me fitu.Shume ekip i dobet.Me i sakti aty eshe ai deputeti i Kuksit,te tjeret, mere me long se mishi ka maru.Do ti beje Rama keto,kasht e koqe,me keq se i boni.

  3. Gjergji says:

    Sukses i madh. Besoj se edhe PS do e miratoje kandidaturen e Enkeled Alibeajt per nen kryetar kuvendi. Eshte me kontribute si familje ne periudhen e L2B, nga Isa Toska tek te tjere si puna e ketij.

  4. Zeqoja says:

    urime per sfidat e reja dmth humbjet qe do vijojne
    me kembe te lehta

  5. Aleksander says:

    Kan le te humun si lulashi,
    Partia Socialiste e ka te fitum edhe mandatin e 4.
    Jugu e Shqiperia e mesme nuk votojn partin demokratike, edhe veriu nuk beson ma ne partin demokratike, pra nuk e voton ma.
    Bani non kurs per kamariera se ska ma rrog kot si si jeni msua ju.

  6. Beni says:

    Ok shumë mirë në rregull ju e dini.
    Por trapin keni.

    Mirupafshimmmmmmm.

  7. Ladi says:

    Nuk ka asnjehere ekip kur kapiteni eshte langaraq dhe trajneri maskara..

  8. Jimi says:

    Shporte karavidhesh !

    1. Troposa says:

      ….parti ….leshi……u zhgenjyem te gjithe…..fuck lull!

  9. Mondi says:

    Ju te PD te dhisni duke qeshur.Prap po keta Debilna ne Krya te PD.Mul Noka qe shurronte ne kohen e greves,nje Idiot e gjys,agjent Serbie.Nje Gollobordese femer e ndyre,qe ne te Elbasanit e njohim mire kush eshte,Flutura Acka,qe ka kaluar sa tek njeri tjetri,nuk nopesh me ate pune,e boni Bujar Hudhrin,Botuesin e gazetes ne Elbasan,qe ti binin pantallonit per te nopur Fycken Acka.Prostituten Grida Nenkryetare,Tabakun e Sorosit Nenkryetare,.Lalucin e Fierit,Mafiozin Alibeaj Nenkryetar kuvendi,Gaz Bardhin(Pedia qe vrau DR Xhuvanin ne Elbasan,Sekretar te pergjithshem.Jemin Spiuni Sales Gjana,prap ne PD per 30 vjet,Endri Hasa,Elbasanlliu jem,qe u bo garib ne Tirane,zhduku te gjitha Regjistrimet ne Ministrine e Brendshme,ne Vrasjen e 4 personave te pafajshem,duhet te ishte ne Burg shume vite para,prap ne Kryesi.Polici Flamur Hoxha,trimi i Lulkes,mori gradim si i Forte qe eshte.?.Ju jeni te gjithe per Kazan Plehnash,bashke me Lul Pederasin ,dhe Krye kriminelin Sali.Beni qejf,dhe rrini aty ku jeni tere jeten,se shqiptaret ju njohin shume mire kush jeni.Te lumte Edo,perballe ketyre plehnave,ti me dukesh si Me i zgjuari i Talibaneve.Yxhym PD,ju pafsha keq e me keq.

  10. aa says:

    Po Kastriot Islami !? Ta kishin mare dhe ate !

  11. Vranakonti says:

    Hajt me shendet dhe zençi rruazen e qafes me ndonje hendek.Stan me lepura.Do dhe pushtet PD-ke.Me cilet? Me keta? Keta jene qen te terbuar qe kerkojne te shqyejn.Kush eshte ai qe i do qent e terbuar?

  12. O keta jane gallate, merr njerin e perplas te tjetri. Njeri me i lezeçem se tjetri… kush rri e duron Edi Ramen te pakten edhe 8 vjet te tjere? Vetem po e rrezoje Grigja shtrembalucja??? Hahaa. Ajo po, mindet….

  13. Zoni ijes says:

    Veriun e paska braktisur dordoleci lul
    I mjftojne mokat e kalisit dhe gjekmutmarkaj e mirdites
    Ky ishte turpi i radhes nga partia fashiste e berishes
    Fundi i kesaj partie eshte i pashmangshem
    Pritet qe Sali lushaj me cubat e paguar nga berishet ti nderrojnr braven e deres pd lulit dhe pastaj ky dordoles te kerkoj perseri strehim poshte fundit Argites

  14. Stape Pashi says:

    O shokëëëni, më ne fund Shqipëria është e sigurtë. Flamut Noka u zgjodh kryeqar për sigurinë kombëtare në PE-DE.

  15. Shkodra Loce says:

    Shumica prej tyre ta shpifin..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje