Në lulishten pranë Kryeministrisë është hapur ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta” ku përmes dokumenteve do të dalë në dritë një pjesë e historisë së viktimave të diktaturës.
I pranishëm në çeljen e këtij aktiviteti ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se deri në vitin 2013 Shqipëria ishte i vetmi vend së bashku me Rusinë që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë për të zbardhur dokumentacionin e persekutimeve të periudhës së errët.
Rama sulmoi edhe Partinë Demokratike, kur në vitin 2015 bënë rezistencë për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.
“Shqipëria ishte i vetmi vend në 2013 së bashku me Rusinë që nuk kishte bërë asnjë hap për të hedhur dritë mbi dokumentacionin dhe faktet që lidheshin me persekutimin.
Miratimi i ligjit ndodhi 2 vite më vonë dhe çuditërisht edhe në atë rast pati rezistencë nga ata të cilët duhet ta kishin këtë projekt “kalin e tyre të betejës” për një Shqipëri më të drejtë dhe të gatshme për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe nga ana tjetër asgjë nuk bënë realisht.
Sepse edhe hapësira të tjera të krijuara i përkasin pikërisht një kohe shumë më të vonë se sa mundësia për t’u vënë në dispozicion të publikut. Shumë nga objekte të rëndësishme për muzeologjinë e asaj periudhe janë zhdukur, janë vjedhur, janë çuar për skrap, janë shitur si metal, ndërkohë që sot ne kemi disa hapësira në të cilat muzeun e gjeti në Tiranë që është ai më i strukturuari dhe që ka si rezidencë vendin ku për disa dekada përgjoheshin të tjerët, është vlerësuar botërisht”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë sqaroi se një pjesë e të dënuarve politikë dhe që janë gjallë kanë marrë dëmshpërblimin:
“Besoj se mund të jemi krenar për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën ferrin e burgjeve të komunizmit dhe janë ende gjallë, ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.
Ndërkohë që ata të cilët kanë pasur punë të rënda, problematika që ka të bëjë me pensionin është një problematikë sa absurde por aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj që do të marrë rrugë edhe kjo”.
Edvin neoleninisti, mjafton të njohësh bijtë, (e kam fjalën për ty) , për t’i parë të shlyera,në 3D, fajet dhe spiunëllëqet e etërve. Stë lë tavani I sigurimsave të drejtosh kokën. Ta këpusin si testikul gjeli. Pabyths !
Politika pise shqiptare,fshehu,zhduku dhe mbuloi dosjet dhe krimet mizore te diktaturës.
Na ngelet vetëm të respektojmë dhe mos harrojmë vuajtjet dhe kalvaret çnjerëzore dhe diz-humane
të atyre qe vuajten në kurriz padrejtësinë,torturat dhe mizoritë e atyre kriminelëve qe njollosën te ardhmen e kombit,
bastarduan qënien njerëzore,hoqën besimin tek populi shqiptar dhe ndollën mallkimin gjigant që do na ndjekë deri në
fundin e botës ,siç po na ndjek.
Nxjerrja herë pas hère dhe pastrimi nga pluhuri i historisë,ka vetëm qëllime propagande meskine dhe manovra te
profilit të ulët provincjal ,për tu përdorur kundër kundërshtarëve politikë,si nga njëra anë ashtu edhe tjetra.
Ishkomunistët si berisha,apo bijtë e ishbyroistave si Rama,pa përmendur ata mizerabilet e tjerë,
nuk mund të bëhen dot “iluministë” dhe liberalë.
Asnjë pastiçer ,nuk mund të bëjë një ëmbëlsirë të mirë me copa muti.
Po si ti hapte dosjet e Sigurimit doktor mortja, kur ato dosje e fusnin 100 pash nen dhe spijunin me pseudonimin “penicila”?
Mashtrues legen..Lider Global
=
lol
FSHATI KA VUAJTUR FERRIN ENVERIST ME TEPER SE TE DENUARIT POLITIK PER KETE KAM NJEFAKT ME TEPER SE BINDES. ISH I BURGOSURI POLITIK MURAT GJONZENELI NGA TRAGJASI I VLORES PASI MBAROI DENIMIN 15 VJET PER AXHITACION E PROPAGANDE E DERGUAN NE FSHATIN E TIJ PER TE PUNUAR E JETUAR. NE KOPERATIVE AI LODHEJ ME SHUME SHE USHQEHEJ ME KEQ SE NE BURG NE SPAC E QAFBARI KETE REALITET E SHPREHU PUBLIKISHT NE FUSH QELLIMISHT PER TA RIKTHYER NE BURG DHE E RIKTHYEN NE BURG. KETE FAKT E DIN GJITH ISH TE BURGOSURIT POLITIK DHE ISH BUJQROBERIT E KOOPERATIVAVE TRAGJAS, DUKAT E RADHIME. KETA ISH BUJQROBER TANI MARRIN VETEM DHJETMIJ LEK PENSION NE MUAJ DHE ASNJE DEMSHPERBLIM PER JETEN ME TE KEQE SE ISH TE BURGOSURVE POLITIK.
Fshati kur kishte toke dhe bageti ishte mire jo keq por kur plehu Ramiz Alia propozoi te krijoheshin tufzat dhe arzat qe e shkaterroi perfundimisht bujqesine sepse ja mori fshatarit edhe ate pak toke qe kishte bashke me bagetite. Ramiz Alia na pengoi te lidheshim ne Gjermanine Federale ne ate kohe kur erdhi Shtrausi. Kushedi se ku do ishim tani. Gjendja vertet ka qene e keqe ne ate kohe por nuk mund te them ferri Enverist sepse Enveri nuk linte njerez pa pune bile ju shkonte neper shtepira dhe i detyronte mos rrinin rrugeve sidomos rinia qe sot endet rrugve me droge dhe alkool. I tille ka qene sistemi prandaj gjykoni drejt sepse neser ata qe jane femije sot do kujtojne krimet e demokracise qe per mendimin tim jane akoma me te medhaja se krimet e komunizmit pasi demokracia shkaterroi,dogjji,vodhi cdo mund te baballareve tane qe punuan dhe ndertuan Shqiperine ne ato kushte te veshtira. Berisha eshte pergjegjesi kryesor. Dogji,preu,vodhi,vrau me qindra vete.