Emrat dhe bëmat: Njerëzit me "cen" të Lulzim Bashës

31 Gusht 2021, 19:30Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Skuadra e Lulzim Bashës, me të cilën do të përballet me maxhorancën gjatë mandatit të tretë, do shkojë drejt zgjedhjeve lokale të 2023 dhe me shumë gjasë në zgjedhjet parlamentare të 2025, dominohet jo vetëm nga humbës serialë dhe krahu radikal i Sali Berishës, por edhe nga të dënuar të shumëfishtë dhe protagonistë të dosjeve të krimit dhe korrupsionit që kanë shënjuar pushtetin e Berishës deri në vitin 2013.

Ekipi është një riciklim i të njëjtave fytyrave humbëse dhe të refuzuara sistematikisht nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje gjatë 8 viteve të fundit. E vetmja risi që prodhoi votimi i lidershipit të ri të PD nga Këshilli Kombëtar ishte refuzimi si anëtar kryesie i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021 për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, në një kohë kur SHBA i kanë kërkuar Lulzim Bashës largimin e Berishës nga PD-ja dhe politika, pjesë e skuadrës së tij janë bërë protagonistët  e dosjeve të Gërdecit dhe tjetërsimit të ish-Klubit Partizani, aty ku sot dhëndri i Berishës ka ngritur 20 kulla me vlerë dhjetëra milionë euro.

Ekipi Bashës dominohet gjithashtu nga krahu i dhunës së Berishës, linjës anti-Perëndim, deputetë që luftonin me kobure në brez kundër këndit të lojërave të fëmijëve dhe nga personazhe të ekspozuar në krah të njerëzve të korrupsionit deri në Zimbabve. ‘Skuadra e re’ konfirmon se Lulzim Basha jo vetëm nuk ka mësuar asgjë nga 7 humbje radhazi në 8 vite, por duket se projekton humbjet në 2023 dhe 2025, për të cilat do të ketë kohë për të menduar alibitë.

Emrat që dominojnë ekipin e Bashës 

-Aldo Bumçi, anëtar i Kryesisë së PD. Dëshmitë në dosjen e prokurorisë konfirmojë se Aldo Bumçi, ashtu si Fatmir Mediu, është vënë në shërbim të Sali Berishës dhe Shkëlzenit, për ngritjen e biznesit të vdekjes së Gërdec, që shënon tragjedinë më të rëndë që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar. Ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli, në dëshminë e saj dhënë prokurorëve, ka rrëfyer se Bumçi i ka dërguar një faks për informim Shkëlzen Berishës, për t’i kujtuar se ia ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Anjola Agolli u kërcënua më pas që të tërhiqte dëshminë. Çuditërisht, Bumçi nuk u pyet kurrë nga prokuroria se ç’punë kishte Shkëlzeni që shkonte në zyrën e tij për Gërdecin dhe ç’punë kishte ministri të informonte Shkëlzenin! Rastësi apo jo, Berisha nuk e lëshoi kurrë Bumçin dhe as Mediun, dy dëshmitarë që mund të fundosin në çdo moment për Gërdecin.

-Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD, i dënuar me një vit burg në dhjetor të vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë për inskenimin e çështjes ‘Babale’, çështje e kthyer në kauzë nga PD-ja për rrëzimin e qeverisë.

-Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i dënuar tre herë më vendim të formës së prerë dhe arrestuar për përplasje me policinë. Humbës në të gjitha zonat elektoral ku e ka caktuar Lulzim Basha gjatë 8 viteve të fundit.

-Gert Bogdani, anëtar i Kryesisë së PD. Një vit më parë, u publikua një foto e Gerti Bogdanit, me Obadiah Moyo, ministri i Shëndetësisë së Zimbabve, i arrestuar për një aferë korruptive me tendera me vlerë 60 milionë USD, të nënshkruar me një kompani të afërt me një nga djemtë e Presidentit Emmerson Mnangagua. Bogdani nuk i ka sqaruar kurrë rrethanat se si është gjendur në krah të kokave të korrupsionit në Zimbabve

-Flamur Noka anëtar i Kryesisë së PD. Ish-ministër i Brendshëm i qeverisë Berisha. Pjesë e listës së ish pushtetarëve që kanë përfituar kredi të buta si të pastrehë, në një kohë kur ka blerë në Gjermani makinë me vlerë 40 mijë euro, duke shmangur detyrimet doganore për shkak të statusit të deputetit.

-Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD. Pjesë e linjës anti-SHBA në PD. I njohur për sulmet vazhdueshme kundër ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Në vitin 2016, Gent Strazimiri u shfaq me kobure në brez tek Parku i Liqenit, duke luftuar kundër ngritjes së këndit të lojërave për fëmijët. Prokuroria nis një hetim penal pasi deputeti i PD-së e kishte armën pa leje sipas policisë, por dosja u mbyll në mënyrë të dyshimtë, siç ka ndodhur me qindra dosje vitet e fundit.

-Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Humbës i madh në zgjedhjet e fundit parlamentare në Elbasan, por konsiderohet një nga “ideatorët” e grupit të armatosur të PD-së që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan. Ai pranoi publikisht se PD-ja kishte ngritur skuadra të armatosura në zgjedhje, veprim ky që u dënua nga SHBA, por që drejtësia shqiptare po e kalon në heshtje.(Shqiptarja.com)

7 komente në “Emrat dhe bëmat: Njerëzit me “cen” të Lulzim Bashës”

  1. shoku i klases says:

    Flamur Noka,gjith pasurine e tij ,si familje ne Kukes e ka 3500 euro gjithesej,me toke,me shtepi-kasolle,kur qe ne Tirane,flinte me qira ne qytet studenti,…..shkon e blen makine 40 mije euro,por ama i korruptum nuk eshte!?

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Totalisht muslimon brother’s, rastesi!?
    Jo!
    PD eshte grupim islamikesh votuar dhe ne sherbim te muslimon brother’s…… gezuar ramazonin!

  3. Keta qe permenden ne kete artikull ,qeshin kur lexojne qe ato qe kane bere quhen cene , ne nje kohe kur cenet e atyre qe i kane zgjedhur per te drejtuar PD ne , ju duken si lajthi e kumbulla para kungujve , te kopeshtit te famshem te Napoleonit !

  4. ZOROOS says:

    Neri me mut se tjetri si do veje halli? Çështja zgjidhet duke i varë në litar plus nja6666 te tjerë!

  5. Vranakonti says:

    Eshte gjeja me e rende per drejtesine shqipetare, qe vrasjen ne Elbasan te Pjerin Xhuvanit e ka lene ne heshtje.T’u vij zore e te kene turp nga populli keta prokuror e gjykates qe nuk e hetojne edhe gjykojn Gazmend Bardhin si organizator te bandave te armatosura dhe vrasjen e nje qytetari te pafajshem.Kjo tregon se akoma drejtesia eshte ne duaret e Sali Berishes,Bashes dhe te PD-ke. Kurre Pd-ke ne pushtet,se po erdhi edhe njeher ajo,atehere kete vend e mori lumi.

  6. Dita per shpagim says:

    Ju flisni, drejtesia merr miljonat nga taksapaguesit dhe propagandon reforme, ata hane e pine si Duçja. Po sa kohe do degjojme?!

  7. Nje mergimtar says:

    Kur drejtesia mungon do te livadhis keqberesi.Kjo ka ndodhur e ndodh te pakten ne keto 30-vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje