FOTOT: Në pritje të armikut, stërvitja e luftëtarëve në bastionin e fundit të rezistencës afgane

31 Gusht 2021, 18:17Politika TEMA
FOTOT: Në pritje të armikut, stërvitja e luftëtarëve

Ndërkohë që në Kabul, talebanët pozonin me mjetet ushtarake të lëna pas nga amerikanët, në veri të kryeqytetit, të strehuar brenda fortesës së tyre, luftëtarët e rezistencës vijonin stërvitjen.

Në fotot e publikuara nga AFP, shihen pjesëtarët e mbetur të forcave të sigurisë së Afganistanit, të vendosur në krahinën Panjshir.

Kjo luginë, e shtrirë në malet Hindu Kush, është e vetmja zonë në Afganistan që nuk është nën kontrollin e Talebanëve.

Luftëtarët shihen teksa kryejnë stërvitje sipas programit të Forcave Speciale Britanike (SAS), duke mbajtur mbi supe trungje të mëdhenj teksa ecin nëpër pellgje me ujë, si dhe duke u stërvitur në qitje, në pritje të mbërritjes së armikut.

Deri tani, numri i luftëtarëve të rezistencës – të quajtur Aleanca e Veriut – mendohet se është disa qindra, të cilët janë të vendosur të mbrojnë 170 mijë banorët e luginës.

4 komente në “FOTOT: Në pritje të armikut, stërvitja e luftëtarëve në bastionin e fundit të rezistencës afgane”

  1. Sara says:

    Mulla Omari: Po jeni vetem nje hrusht more jeziter!!!

  2. Xhaçka Gopleshtore says:

    Mos e rruani trapin se po vjen Pe Leshi me makinën e rrojës. Do vonohet ca se po I rrun Edvinit leshtë e hundës, të llapave të veshëve dhe atë të gishtave të këmbës. Tre herë e ka ndruar gurin flexibël se ju dogj. Qimet e këmbës lideri afgano- rilindar I kishte tel të zi rrethimi garnizoni. ” si kishte larë që nga lindja” dekonspiroi Pe Leshi në shtypin afgan. Nje lajm tjeter I mire eshte se Ramë Haberi do të pashaportizojë të gjithë afganët pa përjashtim (18 000 000 copë) si autoktonë në Shqipëri. Këtë vendim e mori vetë, pa ndihmën e askujt dhe ja komunikoi pakicave kombetare – shqiptarëve nëpërmjet BBC sot.

    1. Lakuni malokesh ne qytet says:

      Po me uren c’pate?

  3. Uau says:

    Mjerë talibanet tani, të gjejne vrime te futen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje