Rifillon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, Çuçi: S’ka më gjej shesh të lirë e zapto

1 Shtator 2021, 11:59Politika TEMA
Rifillon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet,

Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bën të ditur se do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.

“Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje.

E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet Çuçi.

3 komente në “Rifillon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, Çuçi: S’ka më gjej shesh të lirë e zapto”

  1. velo says:

    Tani eshte normale te prishen te gjitha ato qe jane bere pa leje jo ne fillim te sezonit kur shkaketuat nje remuje te madhe….

  2. Pashai says:

    Gjithë vija bregdetare duhet të ketë një vëmëndje të madhe nga shteti veçanërisht Ksamili,kjo perlë e Ballkanit e shndërruar në Favela.

  3. hajdut says:

    Pse duhen bere ‘operacione’ per shembjen e objekteve pa leje?! Cdo komune/qytet duhet te kete institucionin perkates per mbiqyrjen e teritorit te tij sipas ligjeve ne fuqi, nese keto ligje ekzistojne. Nese ka ndertime paleje, te ndeshkohet institucioni perkates qe nuk ka mbikqyrur teritorin ose ka lejuar ndertimet paleje. Para viteve 90′ ishe pothuajse e pamundur te ngrije nje anten televizori apo te beje ndonje punim te vogen ne shtepi. Gjate ketyre 30 vjeteve te ‘demokracise’ jane ndertuar pjese qytetesh paleje dhe askush nuk eshte shqetesuar per grabitjen e pronave (tokave etj) te perbashketa dhe masakrave ne ambjent. Ne shume raste grabitjet dhe demet jane legalizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje