Meta publikon dekretin, Kuvendi me deputetët e rinj mblidhet më 10 shtator

1 Shtator 2021, 13:14Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta publikoi një dekret për mbledhjen e Parlamentit të Ri të Republikës së Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kuvendi me deputetët e rinj do të mblidhet më 10 shtator në orën 10:00.

PRESIDENTI DEKRET

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

Dekretoj:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13207

 

Tiranë, më 01.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

2 komente në “Meta publikon dekretin, Kuvendi me deputetët e rinj mblidhet më 10 shtator”

  1. Liku says:

    Like ho me? Te rane pordhet?

  2. Dita per shpagim says:

    Mos e zbatoni kete dekret, mblidhuni ne oren dhjete e gjysmen se ne dhjete e ha vete Iliri. PO gjukata kushtetuese kur do permbelidhet me dekretin e shkarkimit te presidentit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje