Njeriu i Albin Kurtit në Tiranë, ka sulmuar SHBA për ndëshkimin “non grata” të Berishës: Ai eshte burri me i madh i kombit, pas Zogut

1 Shtator 2021, 13:15Politika TEMA

Mediat e Kosovës, kanë prej ditësh që diskutojnë në lidhje me emrin që ka dalë si ambasador i Kosovës në Shqipëri, Idriz Zeqiraj.

Deri tani ky lajm nuk është komentuar nga qeveria e Kosovës, por gjithsesi, analistë e gazetarë kanë nisur të flasin për këtë emërim.

Zeqiraj, që duket ka njohje personale me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, ka jetuar edhe në Shqipëri, ku ka qenë i burgosur gjatë regjimit komunist.

Ai është shumë aktiv në media kohët e fundit, dhe ka shkruar se ka qenë në një qeli me avokat Spartak Ngjelën.

Të cilin e kritikon rëndë, për qëndrimin e tij ndaj Berishës pas shpalljes Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vendim të cilin, ambasadori i ri i Albinit e konsideron të padrejtë dhe është në një linjë me Berishën, kur thotë se atë vendim e ka marrë Rama dhe Sorrosi.

Ja ç’shkruan “ambasadori, në një polemikë me avokatin.

PROF. DR. SALI BERISHA, BURRËSHTETASI MË i MADH i SHQIPËRISË, PAS MBRETIT ZOG

Shpallja e Prof. Dr. Sali Berishës, me familje “person non grata”, befasoi shqiptarët e përbotshëm, sepse ai ka frymuar dhe vepruar si amerikan i pahile. Si i tillë, është vlerësuar edhe nga shumë personalitete amerikane dhe botërore. Andaj, edhe reagimi i shqiptarëve ishte i matur, me përjashtime të pakëta. Kjo maturi dhe heshtje, ishte domëthëse dhe fliste shumë: “Amerikë, të duam shumë, por, kësaj here i besojmë Prof. Dr. Sali Berishës!” Ky pozicionim i shqiptarëve, ndodhi për herë parë, përgjatë këtij 30-vjeçarit, të pluralizmit dhe të domokracisë të mangët shqiptare!

     Pa dashur të mirrem me të tjerët, që u pozicionuan ndryshe nga shqiptarët e kudondodhur, po veçoj dy avoketër, njëri nga Shqipëria, tjetri nga Kosova. Reagimet e tyre janë kontraverse, sepse ata e pranojnë se “arsyeja e ndëshkimit të Berishës, nga sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, nuk është korrupsioni e as abuzimi i tij me pushtetin. Por, është krejt politik, kryesisht, rrjedhat politike në Kosovë, denoncimi dhe kundërshtimi i tradhtisë të krerëve pushtetarë, në Shqipëri dhe Kosovë, bashkëpunimi i tyre me Serbinë, për ndarjen e Kosovës!”

Por përveç Berishës, ambasadori i Albinit, ka një simpati edhe për Ilir Metën, të cilin e lavdron për mbrojtjen e Sali Berishës. Kurse për Ngjelën thotë se u josh për tu bërë ministër i drejtësisë.

Ngjela u josh për ministër të Drejtësisë, post, të cilin Dr. Berisha hezitoi t`ia besojë, pikërisht, pse Spartakut i mungonte dje, i mungon edhe sot, maturia, është i paparashikueshëm, siç po dëshmohet edhe në akuzat, tashmë, kundër Dr. Berishës. Gjenerali francez Napoleon, për mosmirënjohësit, bukëshkalët, kishte aversion, madje, edhe më shumë se sa për tradhtarët!

 Nëse Ngjela, nuk veproi si presidenti Meta, me solidarizmin burrëror e proverbial, më Dr. Berishën dhe Familjen e tij të nderuar dhe ideale, që buron nga një e vërtetë e pakontestueshme, nga një bindje e dëshmuar, për ta mbrojtur burrështetasin më të madh të Shqipërisë, pas Mbretit Zog, të paktën, duhej të heshte. Dhe, unë jam i zhgënjyer, me mikun tim të vuajtjes, me të cilin kam ndarë dhimbje e lot…”, shkruan Idriz Zeqiraj, i cili nga mediat e Kosovës përflitet si ambasador i Kosovës në Shqipëri…

15 komente në “Njeriu i Albin Kurtit në Tiranë, ka sulmuar SHBA për ndëshkimin “non grata” të Berishës: Ai eshte burri me i madh i kombit, pas Zogut”

  1. Ari says:

    kaq e pati dhe ky..paska bere punen e vet burgu, fatkeqesisht!

    1. Sokoli says:

      Qenka komplet KAR.

  2. DURIET says:

    ME SA DUKET ENVERI E PASKA NJIOHUR MIRE IDRIZIN, POR AKOMA NUK PASKA NDERRUAR MENDJE.

  3. Vetfundosje e mullah omari says:

    VARRI LESHIN PUNE KOQEVARESH .
    KETA GJITHMONE KANE QENE NE ANEN E GABUAR TE HISTORISE .
    DUHET THENE MIRE SE VJENE E MIRE U PAFSHIM KAQ

  4. Dinari says:

    Mbreti Zog nuk ishte vetem nje hajdut i qelbur ordiner qe vodhi gjithe Floririn e shqiperise dhe u arratis, por dhe nje bythqire i beogradit. Erdhi ne fuqi me aprovimin e Beogradit dhe kur Revulucioni i Nolit e hodhi per toke u kethye nga forcat serbe prape ne fronin e mbretit dhe si shperblim mbret zog tradhetari i dha serbeve shen Naunin. E mburr Zogun, Saliun se te dy ishin sherbetoret e Beogradit edhe ti ndonje bythqire i serbeve do jesh ska se si te jete ndryshe. U bashkon tradhetia, i sherbeni te njejtit padron.

  5. Luli says:

    Ky qenka dru me pre.

    1. patrioti says:

      Po pse , njef ndonje kosovar ti qe nuk eshte “dru me pre” , ata te gjithe njelloj jane , injorante .

  6. ali says:

    Kjo cuca ne mesduket si mos me qene pasardhese e heroit Jusuf Gervalla? Si ka mundesi?

    1. Sali Plehu says:

      Ku I gjen o Albin këta IDIOTË???

  7. Pilo Lala says:

    Kjo Ministrja gervalla po e shkaterron Kosoven.
    Kjo ka cuar akuza ne Hage per denimin e Thacit dhe UCK.
    Ne Shqiperi duhet nje diplomat i ri, sepse marrdhenjet jane te reja, nuk mundet nje i burgosur nga Kosova, te vije ne Shqiperi, dhe te merret me xhaketat e vjetra, qe tashme Shqiperia nuk i ka me ne hesap.
    Ky do vije te rishikoje historine e Shqiperise?
    Ky do jete skandali me i madh qe ben Qeveria e Kosoves ne marrdhenjet me Shqiperine.

  8. Realpolitika says:

    KU I GJEN ALBINI, KETA !!!???
    KOQJA KOQEN E GJEN KOLLAJ, Z SALI PLEHU.
    ALBINI KUJTON SE ESHTE I MENCUR E DO LUAJ ME AMERIKEN
    ALBINI DO TE SHENOJ VETEM DESHTIME NE EKONOMI E NE POLITIKE.
    ALBININ NUK E KUPTOJME , DO POPULLIN KOSOVEN, POR NUK DEGJON AMERIKEN DHE SHQIPERINE ??!!

  9. Pokeristi says:

    Verbërija politike midis nesh,s’paska kufi.Kultura e cunguar per te mos thënë mangësija deri në injorancë, »besnikërija »false,karakteri kallp,shpesh e kushtëzojnë njeriun te pozicjonohet gabim ne vleresimin e fakteve,ngjarjeve te ndryshme.
    Pa e ditur kush eshte Idriz Zeqiri duke ndjekur llogjiken e shtjellimit te shkrimit te tij dhe faktn qe paska ‘’’qëlluar ‘’ në një qeli me Spartak Ngjelën dhe ka ndare dhimbjet dhe hallet me te,perse Idrizi me thjeshtesine e mizes,e shet badiava bashkevuajtësin e tij të dikurshëm?!!!…..
    Duke njohur Spartakun,urejtjen e tij për regjimin komunist,qëndrushmërinë gjatë periudhes se hetuesisë dhe burgut te gjate,normalisht lind nje pikëpyetje dhe një pikëçuditëse e madhe për Zeqirin?!….
    Sigurisht sejcili ka te drejten e tij te ketë mendimin,opinijonin pozicjonimin ne lidhje me gjiçka qe zhvillohet rrotull tij.Por asnjehere njeriu s’duhet të haroje se te gjithe rrotull tij e peshojne dhe e vleresojnë.

  10. N.VJOSA says:

    S K A N D A L O Z E !….
    Idriz Zeqiraj Ambasador i Kosoves ne Shqiperi?!
    UDB-ja qenka shtruar kembekryq ne Kosovë dhe në Shqiperi!
    E njoh mire kete fytyre!…Ka ardhur ne Shqiperi ne vitet 70-te…
    U katapultua te studjonte si student ne dy fakultete!
    U mbeshtet nga nje profesor i UT agjent jugosllave!
    Sigurimi Shtetit i asaj kohe e pikasi Idriz Kolonelin e Zbulimit serb!…
    Hapni dokumentat ( në se nuk i ka zhdukur Sali Nongrata!) Dhe do te shihni se ky zbulues i regjur spiunazhit serb u fut ne Shqiperi atehere kur sherbimi sekret shqiptar po kalbej…dhe krimbat po e merrnin hap pas hapi… dhe do te shihni se Idrizi u infilterua ne Shqiperi per te vendosur lidhjet e spiunazhit…Eshte arrestuar dhe gjykuar…
    Ky Idriz Ambasador?!…
    Siguris se Kosoves dhe Shqiperise paska filluar ti kendoje Qyqja….
    Medet, medet
    per Idriz Spiunin e shkretë!…

  11. Lleshi says:

    kaq koqe qenkan kosovaret, nuk e kisha dit. Hajde dru me pre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje