U konfirmua te Mbrojtja, çuditet Peleshi: Prisja emër tjetër, nuk jemi të pazëvendësueshëm

2 Shtator 2021, 12:09Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli për herë të parë për media pas rikonfirmimit në detyrë nga kryeministri Edi Rama.

Peleshi tha se nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj edhe priste një emër tjetër në këtë post, për të cilin, siç thotë ai, nuk do të kishte hatërmbetje.

“Jam shumë i bindur që ajo çka u parashtrua nga kryeministri, mbi nevojën e një rishikimi të gjithë organizatës sonë politike, mendësisë dhe kulturës, edhe pse jemi fitimtarë, është ajo që duhet të na motivojë të gjithëve. Kemi detyrimin të lexojmë mirë edhe votën pro, edhe atë kundër, edhe votën e shqiptarëve, që mbase na panë si alternativën më të mirë, por jo aq të mirë sa do donin të ishim.

Unë kam prej 8 muajsh që shërbej në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, por kur fillon një mandat i ri, fillon një qeveri e re. Ne nuk jemi të pazëvendësueshëm. Kështu që prisja edhe emra të rinj, për të cilët nuk do të kisha hatërmbetje, por do ju uroja më të mirën.

I pyetur për heqjen e Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm i PS, Peleshi u shpreh se “Di të them se kam dëgjuar sot vlerësime për punën shumë të mirë të Taulant Ballës. Ai do vazhdojë të jetë kryetar grupi dhe drejtues qarku. Nuk duhet të mërzitemi kur dikush tjetër ec më shpejt se ne”.

2 komente në “U konfirmua te Mbrojtja, çuditet Peleshi: Prisja emër tjetër, nuk jemi të pazëvendësueshëm”

  1. GazMir says:

    Zhulali dhe Peleshi., turpi Republikës.

  2. Xxxxx says:

    Peleshi eshte fisnik, or toc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje