Pengmarrja e PD nga Berisha për interesa familjare, është kanibalizëm politik apo enverizëm

2 Shtator 2021, 12:05Politika TEMA

Nga Evald Serreqi

Kam bindjen se Shqipëria prej kohësh dominohet nga një pakicë liderësh politikë me mendësi pak a shumë të njëjtë (totalitare), e shqiptarët në mungesë alternativash, apo mungesë guximi, votojnë atë që ato vetë e quajnë e keqja më e vogël.

Shpeshherë proçeset zgjedhore në mungesë institucionesh të pavarura influencohen nga e Keqja në pushtet cilado qoftë ajo, e ja kështu ikën 31 vite demokraci e akoma jemi në tranzicion.

Do doja shumë që kjo gjëndje të marr fund njëherë e mirë por ja që nuk është vetëm në dorën time.

E djathta në Shqipëri prej kohësh është në krizë, e për pasojë e gjithë skena politike e demokracia në vend.

E kjo krizë nuk ka lidhje thjesht me z. Basha por me z. Berisha që e ka dominuar PD gjatë gjithë këtyre viteve.

Dorëheqja (në vitin 2013) e një lideri politik pas humbjes është akt qytetarie, ndërsa pengmarrja e një force politike për interesa personale apo familjare, është kanibalizëm politik apo enverizëm!

5 komente në “Pengmarrja e PD nga Berisha për interesa familjare, është kanibalizëm politik apo enverizëm”

  1. The One says:

    Eshte Enverizem. Arsyja? Vetem ate di te beje. Vodhi, vrau e preu burgosi tamam si idhulli i tije Enver.

  2. Shaqo says:

    O Serreq, kanibalizem e cdo gje tjeter mund te jete, por enverizem kurren e kurres, nuk ekzistonte nepotizmi atehere, biografia po. Kritika per kete te fundit qendron, por Berisha dhe mijra te tjere si ai nuk kane qene komuniste, por thjesht anetare partie, qe ne emer te saj te benin gjemen, si tani edge atehere. Po ta studjoni historine jo vetem bardh e zi, do te bindeni per kete. Jam i bindur qe ju pasardhesit e te persekutuarve politike, te mireshkolluar dhe te painfluencuar nga propaganda mediatike, do ta vleresoni ndryshe nga tani historine 50 vjecare te kaluar.
    Berishizmi vertet eshte kanibalizem.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Shaqo…
      E si nuk ekzistonte nepotizmi në kohën e Enverit?
      Po Nexhmia ku punonte, mos vallë në Fabrikën e Tullave.
      Po Fiqëreti i Mehmetit, ku punonte, në Artistiken “Migjeni”?
      Do të zë me rradhë gjithë Anëtarët e Byros Politike?
      Bëjnë përjashtim ata të fundit që ishin të pa shkolluar dhe vetë si Pali M,Themie Th,Muho A e shumë të tjerë. ??????

  3. US says:

    Egzistenca e Berishes, me gjithe tragjedi komiken qe prodhon i ngjitur pas PDse, tashme eshte ceshtje ditesh.
    SHBA rreth te cilave eshte organizuar gjithe sistemi demokratik dhe sistemi global, e hodhen si mbeturine te felliqur ne gropen e jashteqitjeve, pa i njohur asnje merite.
    Praktikisht e konsiderojne nje element kriminal, te paqendrueshem me kulture komuniste dhe tribale. Nje kancer mesjetar, qe perfaqson nje rrezik serjoz per demokracine tone te brishte dhe per interesat e Perendimit.
    Nje hajdut qe se bashku me familjen dhe klanin e tij, kane shqyer, vrare dhe jane pasuruar pa asnje skrupull, duke vjedhur dhe shantazhuar.
    Nje terrorist psikopat qe minon shtetin, te ardhmen, institucjonet, demokracine, paqen.
    Nje injorant orjental te dhunshem, primitiv, denigrues dhe halabak.
    Asnje merite ne Lajm Thirrjen amerikane te vdekjes.
    Vetem dy fjale per 50 vjet politike;
    Hajdut familjarisht, kancer per demokracine shqiptare dhe nje cope muti per ne.

  4. xheJ. eN. Bi. says:

    Shaqo…
    E si nuk ekzistonte nepotizmi në kohën e Enverit?
    Po Nexhmia ku punonte, mos vallë në Fabrikën e Tullave.
    Po Fiqëreti i Mehmetit, ku punonte, në Artistiken “Migjeni”?
    Do të zë me rradhë gjithë Anëtarët e Byros Politike?
    Bëjnë përjashtim ata të fundit që ishin të pa shkolluar dhe vetë si Pali M,Themie Th,Muho A e shumë të tjerë. ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje