Shpallja e qeverisë, reagon Basha: Rama po gënjen veten se nuk ka fituar por ka humbur

2 Shtator 2021, 12:25Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes së qeverisë.

Për Bashën Rama ka humbur dhe PD ka fituar.

“Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore.

Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, shkrirjen në një të partisë me pushtetin, shpërdorimit të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, rritje të punësimit fiktiv në administratën publike, presione mbi administratën, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale për të ushtruar presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorim të grupeve kriminale.

Për të gjitha këto shkelje, Partia Demokratike ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore. Përballë fakteve të patjetërsueshme, drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare.

Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë!”

12 komente në “Shpallja e qeverisë, reagon Basha: Rama po gënjen veten se nuk ka fituar por ka humbur”

  1. xhelali says:

    Ne fakt te drejte ke
    Ai ka humbur se do jete kryeminister edhe pas 2025
    Po ti i fituari qe e katandise PD ne Ojq cna thua ndonje te re? Si do veje sherri me amerikanet?

    1. Fajtori.com says:

      Ky Luli përfundimisht duhet që PS ti bëjë lapidar. Me Lulin në PD, vetë fitore për PS.

  2. Jimi says:

    Kjo daulle ka kohe qeshte care dhe qe po na gervish veshet ! Si do t’ja besh do futesh ne kete parlament, si humbes, apo si fitimtar ? Do hysh i vetem, apo sebashku me personin Non Grata ? Para disa kohesh “Albitri” ty ta ka dhen nje karton te verdhe, po hyre bashke me Saliun ne parlament rrezikon karton te kuq, e ke bere hesap? Apo, o te dy ne parlament, ose te dy jashte parlamentit ! I perjetshem kujtimi juaj!

  3. qazim says:

    Mjafton titulli i shkrimit dhe fotoja shume domethenese.I ke thene te gjitha vetem me to.Brockullat e Lulit jane si pllaka e gramafonit e thyer qe ngec e rikthehet perseri,vazhdimisht.

  4. Poli says:

    Bir ke te qajme me pare…..ky edhte rehat per zotin….

  5. tironsi says:

    Basha e vertetoi qe eshte GOMAR, se vec gomari kur po e hante ujku thonte inshalla jam ne enderr

  6. Rama "humbes"Luli " fitues" gajas dynjane... says:

    Ky eshte budalla! Ka fituar ky dhe Rama eshte humbes?! Bej davet me mendjen tende. Sa te jesh ty aty, Rama do te jete “humbes” ne pushtet. Ky genjen dhe veten…..

  7. Shqipërari says:

    Populli thotë: “Tralala zura një galë”…
    “Bjeri Like se i bije mirë”
    “Shitjet dhe njëherë pa të shohim”

  8. Realisti says:

    Qurrash dhe budalla me te madh se Basha nuk ka…

  9. Miradije Hoti says:

    LULJA BENE SHEJTAN BUDALLAIN ….TREGONE SIKUR I KANE VJEDHUR ZGJEDHJET HISTORI E PERSERITUR NE CDO KATER VJET PER TI HEDHUR HI SYVE VIKTIMAVE .
    VAZHDO LULE PERFITO KUR NE PD KA QORRA QE NUK TE NXJERIM PREJE LECLASH NGA ZYRA TE FLAKIN NE RRUGE

  10. Gezuar Baftjar,me raki Skrapari,se keshtu ka qejf i dyti dhe i pari says:

    Ky nuk eshte vetem budall,po eshte dhe sherr budalle,qe ky te genjen e mashtron mes dites me diell,kete e din te gjithe,po ky tall bolet me ata qe e rrethojne,ose me sakte keshtu i duket ketij,po jo te gjithe jane budallej dhe kete ky do ta kuptoje kur ti mbese grupi parlamentar me 20 veta,deri ne fund te vitit,po pastaj,c’fare rrene ka gati ky zotnia 320,keta kane shku me kohe per lesh,po kesaj rradhe do dalin te rru,e te qeth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje