“Do të të dua gjithmonë”, futbollisti i kushton dedikim mikeshës së tij 26-vjeçare që vdiq nga Covid

3 Shtator 2021, 19:30Lifestyle TEMA
“Do të të dua gjithmonë”, futbollisti i kushton

Futbollisti i Anglisë, Raheem Sterling i ka kushtuar një dedikim mikeshës së tij të fëmijërisë, e cila humbi jetën nga Covid-19.

Pasi shënoi golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Hungarisë, Sterling hoqi fanellën dhe treguar një mesazh ku shkruhej: “Do të të dua përgjithmonë Steffie Gregg”.

Pas ndeshjes, futbollisti bëri edhe një postim në rrjetet sociale duke postuar foto nga festa e tij pas golit, ku shkruante: “Kjo është për ty SVG”.

26-vjeçarja ka qenë mikesha e fëmijërisë së Sterling dhe humbi jetën nga Covid-19 më 31 Gusht në Miami. Ajo vuante nga një sëmundje dhe virusi Covid-19 i shkaktoi komplikacione më të rënda.

Steffie Gregg ishte mbesa e producentit xhamajkan Rvssian. Ajo ishte gjithashtu një biznesmene e njohur. Një muaj para se të vdiste, 26-vjeçarja kishte postuar në Instagram një foto me të dashurin e saj të cilin e uronte për ditëlindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje