Fitoi 27 milionë paund në lotari, gjendet e pajetë 56-vjeçarja

2 Shtator 2021, 19:25Lifestyle TEMA

Margaret Loughrey, 56 vjeçe, e cila fitoi 27 milionë paund 8 vjet më parë në lotari dhe ishte shprehur se po i shkatërrohej jeta, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Strabane në Irlandën e Veriut.

Pak kohë më parë, Margaret shprehej se çmimi i fituar në EuroMillions e kishte shkatërruar atë. Pasi fitoi shumën e majme, zonja Loughrey bleu një fabrikë, ndërsa gati gjysmën e shumës së fituar e ndau në ndihmë të familjeve në nevojë.

Megjithatë, edhe pse të gjithë e ëndërrojnë atë çmim nuk ishte kështu për Margaret. “Më ka shkatërruar jetën. Kanë kaluar 6 vite nga çmimi. Unë nuk besoj në fe, por nëse Ferri ekziston, unë kam qenë në të”, shprehej dy vite më parë Margaret.

1 komente në “Fitoi 27 milionë paund në lotari, gjendet e pajetë 56-vjeçarja”

  1. Cudia says:

    Alkohooli eshte parajsa e anglezeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje