FOTOT: Talebanët besohet se zotërojnë mjete ajrore luftarake më shumë se 30% e vendeve të NATO-s

1 Shtator 2021, 18:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Talebanët besohet se zotërojnë mjete ajrore luftarake

Pas largimit të forcave amerikane dhe atyre të NATO-s nga Afganistani, talebanët besohet se kanë arritur të marrin nën kontroll mjete luftarake tokësore dhe ajrore me vlerë miliona dollarë, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tyre.

Sipas një bilanci paraprak të mjeteve luftarake që kanë mbetur, besohet se xhihadistët kanë tani në zotërim më shumë mjete ajrore se sa 1/3-ta e vendeve anëtare të NATO-s. Për krahasim, talebanët besohet se kanë në zotërim 48 mjete ajrore luftarake, ndërsa Shqipëria 19.

Përgjatë muajve të fundit, talebanët kanë marrë nën kontroll 10 baza ajrore dhe të mërkurën kanë nisur një operacion me një helikopter Black Hawk, me vlerë 6 milionë dollarë, në Luginën Panjshir, ku është përqendruar një grup luftëtarësh të rezistencës afgane.

Raportohet se drejtuesit talebanë kanë instruktuar ndjekësit e tyre që të gjejnë të gjithë pilotët afganë të këtyre mjeteve ushtarake, që kanë kryer stërvitje intensive me ushtarët e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate. Avioni më i rëndësishëm i sekuestruar nga Talebanët ishte në aeroportin e Kabulit, një model Hercules me vlerë 14 milionë dollarë.

Forcat Ajrore të Afganistanit kishin në përdorim 167 mjete ajrore, 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas inventarit të fundit të bërë nga qeveria amerikane më 30 qershor 2021.

Para rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 22 avionë dhe 24 helikopterë kishin mbërritur në vend për të shmangur marrjen e tyre nga talebanët. Ndërsa gjenerali amerikan Frank McKenzie, tha se trupat amerikane kishin shkatërruar 73 avionë dhe helikopterë, para se të largoheshin nga vendi të hënën.

5 komente në “FOTOT: Talebanët besohet se zotërojnë mjete ajrore luftarake më shumë se 30% e vendeve të NATO-s”

  1. Bubuzhel Berati says:

    Cfare te thoshe pa fjale
    Qe u larguan shume mire , bile edhe nga kosova duhet te largohen pasi eshte taksapaguesi amerikane qe paguane per nje krahine qe as emrin dhe vendin ku ndodhet nuk i di
    Te leshe nje arsenale armesh eshte e pa imagjinilushme bile e denushme .

  2. Mal Cori says:

    Avionët që mbetën në Afganistan ishin me defekte.
    Para largimit amerikanët jua hoqën të gjitha paketat elektronike. Tani ata shërbejnë vetëm për skrap. Sepse nuk ngrihen më në ajër.
    Po kështu edhe predhave ju është hequr paketa elektronike.

  3. vlora.vlora says:

    armet jane lene qellimisht ,ne kemi 30 vjet qe u lepijme bythen dhe vetem hamerat qe kane nxjerre nga qarkullimi sjellin,amerikanet iken me mareveshje ,te shofim se ku do i dali tymi kesaj pune

  4. Arditi says:

    1 nuk i perdorin dot
    2 nuk i mirembajne dot
    3 vetem per skrap ose pjese kembimi jane

  5. Hajde cizme dhe lopata me gjysem cmimi says:

    Pse genjen oree?! Po lopatat dhe cizmet e gomes pse nuk i permend?!!! Plot nje raft veglash te Megatek-ut na dhuruan!! Pak te duket?!! Shtate here u lodh Kim ta permendte neper statuse facebook-u!!! Edhe po degjove ndonjehere qe kuazi-shtetit te Bosnje -Hercegovines dhe Serbise ata i kane dhuruar dyfishin e hummer-ave qe na kane dhene neve, mos i beso se jane goje te liga!
    http://www.mod.gov.rs/eng/11080/donacija-sad-za-vojsku-srbije-11080
    https://defbrief.com/2021/07/19/united-states-donates-additional-21-humvees-to-bosnia/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje