Një burrë turk ka zbuluar se i është lënë një pasuri e madhe nga një mysafir turist britanik në hotelin ku punonte.
Charles George Courtney lidhi një miqësi me Taskin Dasdan pasi qëndronte në Hotel Korur De Lux në rrethin Kusadasi të Aydin çdo vit.
Pasi Charles vdiq në fillim të këtij viti, familja e tij mbeti e habitur kur zbuloi se në testamentin e tij pjesa kryesore të trashëgimisë së tij ishte për Taskin.
Taskin i tha për mediat e huaja: “Ai na trajtoi sikur të ishim pjesë e familjes së tij. Ai madje kontribuoi në edukimin e fëmijëve të mi. Sigurisht që ne ishim të emocionuar”.
Burri nga Britania kalonte pushimet e tij çdo vit në Hotel Korur De Lux, ku takoi Taskin, i cili kishte një talent për t’i bërë mysafirët e tij të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Taskin tha se gjithmonë përpiqej ta bënte atë të ndihej i mirëpritur dhe pjesë e familjes, ashtu siç bëri me të gjithë mysafirët.
“Në hotel, ne i trajtojmë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, i trajtojmë ata si familje, jo si turistë”, ka thënë ai.
Taskin shtoi se tashmë e dinte që Charles ishte bujar, sepse i moshuari i kishte dhënë disa para për arsimin e fëmijëve të tij, për të cilat ai kishte qenë jashtëzakonisht mirënjohës.
Pasi Charles ndërroi jetë këtë vit, ai i la Tasin pjesën më të madhe të pasurisë dhe disa amanete të vogla për stafin e hotelit.
Taskin për herë të parë e mori vesh për pasurinë kur hoteli u kontaktua nga disa zyrtarë të Britanisë së Madhe, ku kërkuan të flisnin me disa anëtarë të stafit. Taskin tha se burri nga Britania i ka lënë dhe disa para disa kolegëve të hotelit.
Shuma e saktë e parave që u la nga britaniku nuk u zbulua, por u tha se ishte e mjaftueshme që burri turk të mos kishte nevojë të punonte më gjithë jetën. Megjithatë Taskin tha se ai e donte punën e tij aq shumë sa që e ka në plan ta vazhdojë.
Taskin ka treguar se Charles qëndronte gjithmonë në dhomën 401, e cila që atëherë njihet si ‘Dhoma e Charlie’ dhe gjithmonë do t’i kujtonte stafit në hotel britanikun që kaloi nga të qenit mysafir në një anëtar të familjes.
Ska gjo me u cudit,turku i dha sumen e inglizi i la testamentin e pasunise……!
Tashi s po merret vesht kush osht hyps “diktatori” dhe kush i shtypuri…
Ky Taskini e paska punuar mie kete xhaxhin britanik.
Po , po e thote dhe fjala e urte popullore ” Verju punes si turku sumes” hahaha…….!
VLORA
Njesoj si te kur shkon ne hotele apo restorante qe te trajtojne si skllav i tyre jo si kliant qe harxhon parate ne bisnesin tij KAMARJERI TA plas piaten ne tavoline gjith nerva ,guxhinjeri ne vend te sallates me fruta deti ta mbush piaten me fruta toke ,dhe ne fund duhet te presesh me minuta te tera per te paguar faturen ku gjithmone “gabimisht “ke te perfshire edhe dicka qe nuk e ke konsumuar , pa llogaritur cmimet qe jane si ne ishujt e luksit Ky eshte turizmi jone, sot per neser dhe pastaj ankohemi pse shqiptaret preferojne ti kalojne ato pak dite pushimesh ne Greqi ,Turqi apo Itali.
Shqetesoheni se Turku e ka qi ne byth Inglezin, dhe nuk shqetesoheni se ju ka qi nanen 500 vjete! E paska shkatru nga bytha Inglezin qe e ka c’pagu me testament! Prandj i thoni akoma Baba Tahyp Erdoganit!