Mjafton të keni qëndruar sadopak nëpër rrjete sociale gjatë këtyre muajve, për të kuptuar se plazhi magjik i Palasës ka mirëpritur shumë vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, gjatë këtij sezoni turistik, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur.
Vetëm gjatë kësaj fundjave, shumë emra të njohur postuan foto duke shijuar pushimet në resortin më të madh në Shqipëri, Green Coast.
Çifti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ishin një nga çiftet që u panë në këtë ambient. Në një foto, këta të fundit pozojnë së bashku me Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën si edhe në shoqërinë e Samir Manes, themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, grupi i investimeve që ka ndërtuar Green Coast Resort.
“Më në fund, të dy bebat po flenë,” shkroi Sara Hoxha në një foto me Ledrin dhe të voglën e tyre, Poem Blu, teksa të tre shijojnë pushimet në Green Coast. Më herët, çifti ndau edhe disa foto të tjera nga përditshmëria.
Loredana gjithashtu postoi foto në shoqërinë e Poem.
Si nuk shkruan njeri për demet qe i ka shkaktuar Zamir Mane me ato ndertime te shemtuara plazhit te bukur te Palases. Te gjithe jahtet I derdhnin mbeturinat mbetjet e tyre ne breg dhe siperfaqja e detit ishte gjithmone me “ souvenirs”.