Dafina Zeqiri jo vetëm që është një nga këngëtaret më të suksesshme, por edhe një nga personazhet publike që e kemi parë shpesh të lobojë për të drejtat e vajzave dhe grave.
Së fundmi, përmes një postimi në “Instastory” ajo ka rrëfyer se dhe vetë ka qenë në një marrëdhënie abuzive, dhe sipas saj sikurse ndodh gjithmonë, ishte ajo që doli fajtore. Këngëtarja shpreh indinjatën ndaj faktit se sa herë ndodh që vajzat abuzohen, shoqëria e drejton gishtin tek viktima dhe jo tek abuzuesi.
Dafina shton se ka qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës, por nuk mori mbështetje nga askush, sidomos nga institucionet që ishin të korruptuar.
“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.
Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!
Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!
Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina.