“Nuk ka mjaftueshëm furnizime”, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, i bën thirrje ndjekësve: Ju lutem ndihmoni

1 Shtator 2021, 10:23Lifestyle TEMA
“Nuk ka mjaftueshëm furnizime”, Bebe Rexha dhuron 10 mijë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme.

Me anë të një postimi në “Instasory”, Bebe ka bërë thirrje publike për ndihmë. “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe.

Ndërsa bashkangjitur ka postuar linkun nga ku mund të dhurohen para online për spitalin.

2 komente në ““Nuk ka mjaftueshëm furnizime”, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, i bën thirrje ndjekësve: Ju lutem ndihmoni”

  1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

    Ajo dhuron para sepse kujton se eshte si ne Perëndim, ku donacionet manaxhohen nga nje grup njerëzish – bordi drejtues.
    Nuk e di kjo vajza, qe paratë e donacioneve shkojne në xhepat e njerezve, dhe Jo per spitalin.
    Edhe një skaner te ri te dhurosh, perseri eshte nje variant per perdoruesin e skanerit te fillojë te marre para nga pacientet, kur skanimi eshte falas.
    Dhe pastaj fajin na e ka Berisha, Nano, Meta, Rama, Basha, dhe dreqi e di se kush, por vetem ne nuk kemi faj, ne që kemi prodhuar keta njerez dhe u japim te drejtën te na shfrytezojnë.
    Në ore ne, ne kemi faj. Shtetin e bëjnë njerezit. Në duam të na vije nga jashtë, ose nga qielli.

    1. Jon says:

      E ka fjalen per spitalin e Dibres se madhe nga ka prinderit. Por edhe atje duhet te kete keshtu abuzimesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje