Modelja e famshme e Instagramit vritet në shtëpinë e saj

1 Shtator 2021, 09:25Lifestyle TEMA
Modelja e famshme e Instagramit vritet në shtëpinë e saj

Modelja e njohur në Instagram, Miss Mercedes Morr ka gjetur vdekjen në mënyrë makabre. Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës ishte Janae Gagnier, ishte mbytur për vdekje në apartamentin e saj në Teksas.

Në të njëjtin rreth apartamentesh, policia gjeti trupin e vrasësit të dyshuar, një 34-vjeçar i cili mendohet se është vetëvrarë duke goditur veten me thikë.

Në apartamentin e modeles nuk u gjetën shenja të hyrjes me forcë dhe nuk mendohet se ka patur lidhje midis të dyshuarit dhe viktimës. Motra e vajzës, London, mendon se motivi mund të ketë qenë thjesht sepse vrasësi mund ta ketë përndjekur.

Mercedes ishte shumë e famshme në rrjetet sociale, pasi numëronte 2.6 milionë ndjekës, ndër ta edhe yje të njohur si Cardi B, Megan Thee Stallion, Meek Mill dhe Snoop Dogg.

2 komente në “Modelja e famshme e Instagramit vritet në shtëpinë e saj”

  1. Po çuni i Joe Biden që bredh me prostituta? A ishte ndjekës i kësaj në rrjete sociale?

  2. Futuristi says:

    Jo “Molla”, çuni i Joe Biden, perndjek Zenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje