Prej disa ditësh, zona e lumit Tiber në qendrën e Romës duket plotësisht e braktisur, ndërkohe që edhe në kohë pandemie ishte plot me turistë që drekonin në restorantet tipike, ose të vendasve që kalonin aty me biçikletë, ose duke vrapuar pa stresin e trafikut të kryeqytetit italian.
Por prej disa ditëve, kjo nuk është e mundur, sepse në te gjithë zonën kundërmon një erë e padurueshme, që vjen nga mijëra peshq të ngordhur dhe po aq që pluskojnë në gjendje të rëndë, nën hijen e kupolave të kishave që rrethojnë dhe përcjellin lumin e njohur.
Krapa, qefuj, peshq të mëdhenj dhe të vegjël, protagonistë të pafat të një spektakli të pahijshëm që po shqetëson autoritetet, edhe për pasojat shëndetësore.
“Përtej erës së tmerrshme, që po largon turistët, risku higjieno-sanitar është i madh, duke filluar nga minjtë dhe insektet që grumbullohen”, thonë ekspertët.
Por cilat mund të jenë shkaqet? Analizat ende nuk kanë dhënë rezultatet e tyre për ujin, por dy janë hipotezat, shkarkimi në ujërat e lumit të lëndëve helmuese, ose anosia. Ky fenomen, ndodh kur pas një periudhe të gjatë thatësie ka reshje të furishme që sjellin bimësi të shumtë në lum, duke favorizuar rritjen e baktereve që ulin në mënyrë domethënëse nivelin e oksigjenit në ujë, duke sjell asfiksimin e peshqve.
Nuk mungojnë as teoritë konspirative, në rrjetet sociale, mbi ndikimin e ujërave të zeza ku ndodhen edhe mbetjet e vaksinave anti-covid, madje edhe religjioze, si një shenjë e fundit të botës. Por këto të fundit janë më shumë çudira që lumi Tiber, në mijëra vitet në të cilët ka shoqëruar historinë e lavdishme të Romës, ka përjetuar shumë herë.
Tiberi i sat’eme! I tyt’et dhe i gjithe fisit tat pa shkolle. Na myten hajvanet. Gazete qe e bejne njerez pa tru!
Ia thone Tevere emrin lumit, more shtaze. Tevere. Jo Tiber. Po ju jeni tamam prodhim albanistani
Juve qe jeni kaq i kulturuar por pa edukate nuk i duheni as dreqit. Gjyhnah qe ngordhin peshqit dhe rroni ju.
edhe ti taulant loqja nuk je me i mire jo, bageti e bujqesi je edhe ti
Ore ti e ke ne rregull, por varet se nga e kane perkthyer keta tranguj. I fusin nje nje Google translate se as te perkthejne dine, dhe pa parshtatur fare e rrasin ketu. Cope mishi me dy sy, na hoqen trurin.
Na ore ti Tevere,mo u nevrikos. Ashtu si Italianet i thone Durresit Durazzo, apo Vlores Valona, po ashtu dhe ne i themi lumit Tevere Tiber. Qe ne fund te fundit eshte emri latin i lumit prej me shume se 2000 vitesh. Pse nuk nevrikosesh zotrote kur Italianet e quajne vendin tone Albania dhe jo Shqiperi ?
O shushice, i thuhet nje llafi, sipas vendit behet kuvendi. Tradita e toponimeve te gjuhes sone ia thote Tevere emrin lumit. Po keta i fusin nje perkthim automatik artikujve ne anglisht e shkruajne pallavra.
Po dhe ti tregon mungese logjike. Sepse siç e the vete Italianet qytetet tona i quajne sipas zakonit te tyre e jo sipas zakonit tone apo modes angleze. Po dhe ti mesa dukesh do jesh ndonje lab prej Londoni e rrit me uje Thamisi.
Ne vend qe te behesh merak se po baterdiset e shkaperdiset gjuha shqipe justifikon re tilla gomarlleqe.
oh ç’u kenaqem…..
Lexoni te kuptoni:
https://en.m.wikipedia.org/wiki/Tiber