Cilat janë 3 shtetet europiane që e konsiderojnë të mbyllur luftën me Covid-19

5 Shtator 2021, 10:32Politika TEMA

Holanda, Danimarka dhe Britania e Madhe tashmë konsiderojnë se e kanë përmbyllur këtë luftë, duke vlerësuar se sistemi shëndetësor i tyre nuk është më në rrezik.

Sipas një shkrimi në Blick, Holanda aktualisht ka vetëm 108 raste të reja me COVID-19 për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit – dhe tendenca është në rënie. 62.6 për qind e holandezëve janë vaksinuar plotësisht.

Që atëherë e tutje, distanca nuk është e obligueshme më, si dhe restorantet dhe kafenetë pritet të hapen plotësisht. Sidoqoftë, ky hap i hapjes varet nga zhvillimi i mëtejshëm epidemiologjik. Klubet e natës dhe diskotekat duhet të qëndrojnë të mbyllura për momentin. Por nëse situata epidemiologjike nuk ndryshon, jeta e natës mund të fillojë përsëri më 1 nëntor.

Ndërkaq, Danimarka do t’i heqë të gjitha masat brenda një jave. Deri tani, 72 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza. Synimi i qeverisë daneze është 90 për qind.

Qeveria daneze ka deklaruar sistemi shëndetësor i vendit nuk është më në rrezik. E vetmja gjë që mbetet në fuqi janë kufizimet për njerëzit që hyjnë në Danimarkë. Turistët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, testuar ose shëruar.

Që nga 12 korriku, nuk ka pasur masa të ashpra kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe. Maskat në transportin publik janë ashpërsuar. Përndryshe jeta e përditshme është kthyer sikurse më parë në ishull.

2 komente në “Cilat janë 3 shtetet europiane që e konsiderojnë të mbyllur luftën me Covid-19”

  1. Tirana says:

    Une kam komentuar pa ofendime rreth temes ju pelqen juve gazetarve brockullat qe shkruani apo ate qe ne komentojme ne vendin ku jetojme .Edhe nje here pandemine nuk e ka ne kontrroll asnje shtet pervec se Zelanda e re nga masat . Hollanda nuk ka asnje rregull mbi pandemine qe nga fillimi i saj e deri me sot njerezite mbajne maske vetem ne autobuz. Pandemia nuk fitohet mbi virusi e pa dukshmem duke folur fantazmagorira ky vend paska shendetesine nen kontrroll thojne hollandezet por ne ketu jetojme qe perpara demokracise ketu ka nje muaj cdo dite ka mbi 2500 te infektuar tregojne keta por cdo shtet manipulon mbi shifrat. Hollanda deri perpara 15 ditesh ka qene e ndaluar nga Gjermania per te hyre ne kufijte e saj. Nje shembull Italia ka sot 6126 infektime me nje popullsi mbi 60 milion banore, Hollanda mbi 17 milion banore 25000 infektime dhe cfare turizmi ka Italia ne krahasim me Hollanden. Keto jane fakte gazetaruce euforik .

  2. Tirana says:

    Korigjim Hollanda 2691 infektime ne daten e djeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje