Luan Rama "thumbon" Vasilin: Nuk më shqetësojnë ata që morën më pak vota se sa marr unë like në Facebook

4 Shtator 2021, 18:12Politika TEMA

Luan Rama e shpërndau përgjegjësinë e rezultatit të LSI-së në qarkun e Vlorës, ku për zgjedhjet e 25 prillit u caktua drejtues i fushatës.

Ai foli për një sërë faktorësh politikë dhe jopolitikë, zgjedhorë e jozgjedhorë që ndikuan në këtë rezultat, por pa dhënë më shumë detaje.

Rama, që dha dorëheqjen dhe njoftoi largimin nga LSI përmes një statusi në Facebook. Këtu deklaroi se ka marrë mbështetjen e ndjekësve, ndërsa disa vunë re heshtjen e drejtuesve të tjerë të LSI-së për këtë dorëheqje. Luan Rama i thumboi.

“Për mua ka rëndësi që ato mesazhe, komente, like dhe që kam marrë në Facebook dhe në telefonata janë të gjitha mesazhe solidarizimi me vendimin tim. Mua nuk më intereson dikush që ka marrë më pak vota se komentet dhe like-t që kam marrë unë në Facebook”, tha ai në një intervistë për News24.

Kujt iu drejtua kjo ironi e Luan Ramës? Njëri prej emrave me të cilin u përplas gjatë fushatës brenda LSI-së ishte Petrit Vasili. Ky i fundit mori vetëm 362 vota në Tiranë, por do të jetë në Parlamentin e ri pas zgjedhjes së Monika Kryemadhit për të përfaqësuar qarkun e Fierit dhe jo Tiranën.

2 komente në “Luan Rama “thumbon” Vasilin: Nuk më shqetësojnë ata që morën më pak vota se sa marr unë like në Facebook”

  1. Sokrati says:

    Macok, qendro aty, ne LSI, voto LSI dhe fitoren e ke te ”garantuar”!
    Ti, si gazetar i vjeter me emer, nuk e di se lsi eshte parti familjare per pazare dhe pushtet?! Tani, qe nuk fitove ne Vlore, jep doreheqjen dhe nga pulitikan do te ribehesh gazetar!
    Aman, lsi-se mos iu ndaj! Mona te do ne krah te saj! Si dihet, neser fiton likja, mbasi te marre ne dore ”frenat e opozites” dhe ti shtegun e ke te hapur.
    Likja punet e veta i ka rregulluar, por ka ca probleme ne diskutim akoma… Ai perseri do te ”ngrihet nga hiri” si ne mitologjine e lashte greke, apo jo?! Keshtu ka deklaruar edhe munamona…
    LSI force e Pare!
    LSI force e papare!
    Kurre me keq s’e keni pare!
    Titi ne Tirane me 360 vota,
    E ”ngre LSI-ne” hopa, hopa!…

  2. J’a hengre FARAT , tashti tall bythen me Titin , mos u bej FARESHKELUR !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje