Tritan Shehu lëshon kushtrimin: Kjo është Qeveri pupacësh, të ngrihem e të luftojmë në rrugë sheshe

4 Shtator 2021, 10:48Politika TEMA

Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan kabinetin ‘Rama 3”, një Qeveri pupacësh.

Sipas Shehut, edhe Gadafi do e kishte zili një qeveri të tillë.

Qeveria Rama: Qeveri e “pupacëve” në funksion të autokratit.

Një qeveri kjo, tipike për vendet me autokratikë, që dhe Gaddafi dikur do t’ja kishte zili.

Një qeveri pa personalitete, pa vlera politike, pa vlera profesionale. Në fakt asgjë, veteë ai. Një qeveri e autokratit kjo dhe vetem për atë, jo për Shqipërinë!  Nje model i pa ndryshueshëm ky i autokratëve”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Më tej Shehu bën thirrje për protesta, pasi ai nënvizon se nuk ka rrugë tjetër ndryshimi.

Sipas Shehut, me regjimet u duhet përballur kudo, në Kuvend, në institucionet ndërkombëtare, tek partnerët dhe pa dyshim mbi të gjitha në rrugët e sheshet e Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Shehut

Qeveria Rama: Qeveri e “pupaceve” ne funksion te autokratit.

Nje qeveri kjo tipike per vendet me autokratike, qe dhe Gaddafi dikur do tja kishte zili.

Nje qeveri pa personalitete, pa vlera politike, pa vlera profesionale….ne fakt asgje, vetem ai.

Nje qeveri e autokratit kjo dhe vetem per ate, jo per Shqiperine!

Nje model i pa ndryshueshem ky i autokrateve.

Simptom i qarte ky per rregjimet, me te cilat duhet perballur kudo, ne Kuvend, ne Institucionet nderkombetare, tek partneret dhe pa dyshim mbi te gjitha ne rruget e sheshet e Shqiperise.

Kjo eshte rruga e ndryshimit, se autokratet nuk e pranojne dialogun, e perceptojne ne menyre te deformuar opoziten, demokracine vete, nuk respektojne as mareveshjet.

Dhe ne e kemi provuar kete jo pak, nuk duhen patur iluzione!

Ata vetem duhet te detyrohen, tu imponohet respektimi i vlerave e rregullave demokratike.

Dhe kete duhet e mund ta bejne njerezit, forca e tyre, me te cilet duhet dialoguar e biseduar pa fund direkt, apo dhe nepermjet atij Kuvendi ku ne do te bejme pjese si te deleguarit e tyre, bashkeluftuar!

Rruge tjeter nuk ka per te rivendosur demokracine, shpetuar Shqiperine nga katastrofa, nga degdisja per ne hapesirat Lindore te autokrateve.

E kemi bere kete me sukses disa here, qe prej 1991, pra mund ta bejme perseri e perseri te fitojme!

10 komente në “Tritan Shehu lëshon kushtrimin: Kjo është Qeveri pupacësh, të ngrihem e të luftojmë në rrugë sheshe”

  1. Pdeja do fitoje betejat me Tritan preshin aq sa Ps do fitoje me lindita keçapin says:

    Ama akoma me histori 91-shash. Mos na mallenje o pioneri i Enverit.
    Bej thirrje më inteligjente se perndryshe me keto thirrje i ben nder kundershtareve te tu politik.

  2. Shqiptari says:

    Eehhh,Sa i lodhur eshte ky miku me presh ne pup.
    E ka nga qejfi,por dhe nga vesi i vjeter,pasi ka filluar ti kruhet dhe e shikon qe Rama ua ka futur thelle preshin PD-se dhe LSI-se.Dhe ky nuk duron dot pa presh.Sa i lodhur ky trapi!

  3. Sul Korriku says:

    Kini meshire per Tritanin. Mos e ngacmoni se nuk ben dëm !

  4. ZHEJI koke pa lari says:

    Haaa me keta pupace pioniere te Enverit…PD nuk vjene kurre ne pushtete ky kondrabandiste qe furnizoje me nafte milloshin me firmen Shqiponja na tregone cfare duhet te bejme haaaaa fundi botes

  5. Drejtesi says:

    Kur svepron ligji pse mos bej thirrje për luft ky vemje

  6. Jimi says:

    Dhe akoma rri ti!? Po cuhu cfare pret !?

  7. Ti perpara ne pas teje, o tritan preshi leshi. Cohu ti i pari, te cohet munika, salihi, gjokmarka, Agushi i 2 marsit pastaj na ke ne pes teje

  8. CHRIS says:

    Pse kaq perbuzje Zoti Shehu?
    Qeveria nuk ka filluar akoma pune. Apo jane vajza te reja me formim arsimor te nivelit te larte ne universite Europiane dhe te shqetesojne idete, energjite dhe deshirat e tyre per te ndryshuar Shqiperine. Pse ben thirrje per te permbysur institucionet dhe qeverine te vini ju plakushat e 91, pra ju me berishen per te krijuar nje qeveri jo te papucave por te plakushave. Kete enderoni Zoti Shehu?
    Boll ne politike ka nje kufi e duhet te largoheni vete. Perse shkon ne parlament per te fjetur gjume. Truri juaj nuk eshte me ne gjendje te riprodhoje idera per progresin e Shqiperise.
    Pikerisht keto idera konservatore behen pengese per te ardhmen e Shqiperise
    CHRIS

  9. Drejtoju Gjykates, mbase ata shpallin gjendjen e jashtezakonshme ne qarkun ku je deputet, dhe mos sil te na shesesh mend si kapadai ! Kaq

  10. DD says:

    Dilni shqipëtarë te sheshi
    Do t’na prijë Tritan Preshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje