Fati i Berishës, ish- ministrja e PD-së në KQZ: Ja pse të shpallurit non grata nga SHBA nuk mund të futen në Parlament

3 Shtator 2021, 18:14Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Legjitimiteti ose jo i mandatit të deputetit të Sali Berishës pas shpalljes në listën e zezë nga SHBA për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri, do të jetë një nga çështjet më të nxehta të kësaj vjeshte, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e Parlamentit të ri që do të mblidhet me 10 shtator 2021. Nëse sekretarja e sapozgjedhur në Partinë Demokratike për ish të përndjekurit politikë, Jonila Godole, propozoi ndarjen e partisë nga Berisha ashtu siç CDU u distancua dikur nga Helmut Kohl, duke shkaktuar ‘furtunë’ dhe përplasje në selinë blu, ish-ministrja teknike e Financave të PD-së, Helga Vukaj ka dhënë argumente ligjore se pse njerëzit e listës së zezë së SHBA nuk duhet të bëhen pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Helga Vukaj është anëtare e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve. Në 10 mas 2021, gjashtë javë para zgjedhjeve parlamentare, Helga Vukaj iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me një shkresë zyrtare, duke kërkuar refuzimin e regjistrimit në zgjedhjeve të kandidatëve që janë shpallur non grata nga SHBA. Vukaj argumenton se shkronja  ‘b’ e pikës 2 të nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin të personave që janë janë dëbuar nga SHBA.

Sipas saj, moslejimi për të hyrë në SHBA është ekuivalent me dëbimin. Edhe pse nuk përmend në shkresë, Helga Vukaj i referohet rastit të Tom Doshit, i cili është i njëjtë me rastin e Sali Berishës.

Helga Vukaj thekson në shkresën e saj se vendimi i DASH për të shpallur non grata një politikan të caktuar shqiptarë “mbart një vlerë të padiskutueshme për t’u konsideruar dhe si i tillë na pamundëson ta neglizhojmë, interpretojmë apo anashkalojmë, në kushtet kur tashmë me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojmë pjesë të sovranitetit tonë në organizata ndërkombëtare  – NATO, ç’ka nënkupton sa më sipër konsiderohet pjesë e burimeve të së drejtës”.

Po atë ditë, pra me 10 prill 2021, Partia Demokratike doli me një qëndrim zyrtar, duke deklaruar se ligji i dekriminalizimit nuk lejon që të zgjidhen deputetë të shpallurit non grata nga SHBA:

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Urdhri i sekretarit amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”.

Sali Berisha u zgjodh deputet në zgjedhjet e 21 Prillit 2021. Berisha u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj 2021. Ish kreu i PD-së refuzon të heqë dorë nga mandati i deputetit. Pikëpyetja e madhe konsiston nëse Partia Demokratike dhe Helga Vukaj do t’i qëndrojnë interpretimit të ligjit të dekriminalizimit të datës 10 mars 2021 apo do ta mohojnë një interpretim të tillë për shkak të presionit të Sali Berishës.

Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse Vukaj do t’i kërkojë KQZ-së heqjen e mandatit të deputetit Sali Berishës si rast krejtësisht i ngjashëm me Doshin dhe nëse KQZ do të vihet në lëvizje nga subjekte politike për këtë çështje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ashtu si për Tom Doshin, kanë kërkuar publikisht, madje në formë ulitimative, largimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

Lulzim Basha, i pafuqishëm për t’ju kundërvënë Berishës, ka kërkuar prova për vendimin e shpalljes non grata të Berishës. Por, për rastin e Tom Doshit, PD-ja dhe Helga Vukaj u mjaftuan me vetëm vendimin e DASH për shpalljen non grata të Tom Doshit, duke kërkuar mosregjistrimin e tij në zgjedhje.

Shkresa e plotë e Helga Vukajt

“Në cilësinë e anëtarit të një prej organeve drejtuese të KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem përmes kësaj kërkese zyrtare, që në kuadër të garantimit të procesit zgjedhor dhe sigurimit të standardeve më të larta që mund t’i ofrohen qytetarëve shqiptarë, për zgjedhje të pandikuara nga krimi, paraja, e forma të tjera të paligjshme (të drejta apo të tërthorta), në baze të nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe në respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit të Kandidateve”, të Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim të nenit 2, pika 2, germa b, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” sipas të cilit:

Neni 2

… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja

“a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.

…duke qenë se dëbimi është ekuivalenti i moslejimit të hyrjes në një prej vendeve te përmendura më lart, aq me tepër kur ka fakte për këto raste, kërkesa të subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne bën pjesë, apo do aderoje në te ardhmen (NATO, BE).

Kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti që nuk plotëson pastërtinë e figurës.
Deri tani mediatikisht jemi informuar për prezencën e dokumenteve të rëndësishëm, që na përcjellin të dhëna për raste konkrete – një i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes në SHBA të emrave të caktuar, aktualisht aspirantë për kandidatë në listat zgjedhore.

Ky akt ligjor i një prej zyrtarëve më të lartë të një prej partnereve kryesor strategjik të Shqipërisë, mbart një vlerë të padiskutueshme për t’u konsideruar dhe si i tille na pamundëson ta neglizhojmë, interpretojmë apo anashkalojmë, në kushtet kur tashmë me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojmë pjesë të sovranitetit tonë në organizata nderkombetare  – NATO, ç’ka nënkupton sa më sipër konsiderohet pjese e burimeve të së drejtës.

Ne këto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmërinë e normimit të nevojshëm për këto raste.
Me shpresë se garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme do jetë misioni ynë i përbashkët deri në fund.
Mbetem në pritje të konsiderimit prioritar të kësaj kërkese!

Helga Vukaj

Anëtar

Komisioni Rregullator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

(Shqiptarja.com)

19 komente në “Fati i Berishës, ish- ministrja e PD-së në KQZ: Ja pse të shpallurit non grata nga SHBA nuk mund të futen në Parlament”

  1. Dardan says:

    Hegla Vukaj do te shpallet “Nongrata” ne Albanistan nga Trusti i “Geshtenajve dhe Boronicave te Tropojes”

  2. Demokracia says:

    Faktikisht rasti i Doshit nuk eshte “rast krejtesisht i ngjashem” sic shpreheni ju si gazetare! Doshi nuk e kishte fituar mandatin ne zgjedhje kur u shpall “non grata”, ndersa Sala e kishte fituar. Eshte ceshtje interpretimi, por qe mos te merreni me budalliqe, predikoni te shkruhen ligjet qartesisht duke mos lene vend per interpretime te ndryshme!

    1. AsD says:

      @Demokracia
      Nuk ka rendesi kur shpallet non grata para apo pas.
      A duhet te futet ne parlament nje i shpallur non grata ???

      Pse qenka ndryshe para dhe ndryshe pas!!!

      Nuk behesh me pak “hajdut” apo “i korruptuar” nese ke fituar mandatin dhe shpallesh pas non grata.

      Ne vend te thoni shyqyr qe po zhduken te gjithe avash avash.
      Ruci, Koka, Berisha, Doshi, Dako e te tjeret qe do vijne…

    2. Vranakonti says:

      Oooo Demokracia! Vendimi i DASH-it per shpalljen non-grata te Sali Berishes ishte para zgjedhjeve te 25 prillit,por ata (sipas sekretarit te DASH),nuk e shpallen se, do thoshin qe e bene para zgjedhjeve per te renduar PD-ke dhe te favorizonte PS-te.Ata priten votimet e 25 Prillit dhe shpallen vendimin.Pra vendimi ishte mare para zgjedhjeve.

  3. Hajro Lula says:

    Populli eshte treguesi se kush duhet dhe kush nuk duhet te futet ne Parlament , dhe jo Shtetet e Bashkuara dhe aq me teper ambasadorja e tyre qe eshte bere si kryetare shteti de facto …..nese duan te manaxhojne sistemin e drejtesise se re , bukur fort , por deri atje , me tutje nuk quhet ndihme , por nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shtetit sovran , nese quhemi shtet sovran , nese do te quhesh protektorat , ose shtet banaie atehere asnje problem ….vazhdoni ……vec te tilla eksperimente nuk kane patur kurre perfundim te mire ne te kaluaren ……do vi nje dite qe nuk do ti kesh perhere mbi krye dhe do kerkosh lirine tende , ajo dite nuk do vi kurre ama ……..do kesh detyrime qe ndoshta nje dit nuk do per nje arsye ose tjetren , nuk do mundesh , sot avganet , neser dokush tjeter , do jesh gjithmone yes man ……jo per cdo gje vendosin Shtetet e Bashkuara , partneriteti , partneritet por indipendenca indipendenc ama …..
    Qe te jem i sakte dhe mos te krijoje keqkuptime me komentin , eshte tjeter gje se nese duhet te futen ne Parlament sharlatane si Saliu , Meta , Kryemadhi , dhe soji e sorollop , dhe tjeter gje te ta diktoj dikush tjeter se nese duhen apo jo te jene pjestare te Parlamentit po keta sharlatane ….ate le ta gjeje populli ne votime , eshte kaq i zgjuar populli shqiptar te beje diferencen ….nuk e mer valanidhin per ulli …….sa m pak te varur nga tjetri aq me mire …….

    1. Taku says:

      Dear Hajro,
      Problemi nuke eshte se duhet te jemi te pavarur ose jo ne kete moment. Sic e thua dhe vete Sali sharlatan ndyresira dhe te tjeret maskarenj qe pasojne si Edi Rama, Meta, Kryemadhi e te tjere nuk ka zot qe i heq po te jesh shtet i pavarur sic predikon ti. SHBA po luan nje rol jashtzakonisht te domodsdoshem per kombin qe nuk do ta luante nese ne vete do ti kishim kapur keta sharlatane ti fusinim nga nje plumb ballit bashke me gjykatesit e korruptuar. Ne si komb nuk e beme kete keshtu qe ky operacion ka ngelur ne doren e te nderuares Yuri Kim e cila po qe se heq dore do te jete nje fatkeqesi e madhe per ne.

    2. qytetar says:

      Or taj Hajri !
      Ska nevoje per Ameriken .
      Popull i ka vuajtur ne kurriz bemat e Salit.

    3. dikur says:

      Po . Ju keni te drejte . Saktesisht eshte ajo qe juve thoni nderhyrje , protektorat, ambasadokraci. Por problemi yne eshte a e administrojme dot demokracine ? Ketu qendron edhe problemi. Pavarsia ka çmim te larte per te vegjlit . Ka qene nje kohe kur Shqiperia i merte vendimet pa pyetur per Ameriken apo Rusine. Por çmimin e mbani mend besoj . Si , me se do ti imponohesh te fuqishmeve te botes ? Apo thjeshte dike i kujtuar se s’ka lezet te nderhysh tek punet e tjetrit. E verteta eshte se ne nuk kemi as tradita demokratike ne kete shtetin tone te ri 100 vjeçar. Autokeacia eshte menyra me te cilen eshte qeverisur Shqiperia. Per te mbijetuar nuk te hyn ne pune sovranizmi. Ne kete e kemi deshmuar gjate mbineteses tone si shtet duke iu bindur te fortit te rradhes . Sa here jemi shkeputur nga njeri jemi lidhur me tjetrin per te mundesuar mbijetesen.

  4. 19 says:

    Po demokracia e pidhit plasni tani nga marazi sala eshte me kancer vetem nga kjo pune e amerikes .se shume tw keqia ka ber ky der maloku .e zeza e kti kombit .Enveri eshte deshmor i popullit oara ktij kermes .hero bile .

  5. Piro says:

    Ca thu or Demokrat, di te lexosh dhe arsyetosh apo emri Berisha te erreson syte? Lista e zeze e nxjerr Berishen automatikisht nga funksionet publike, si megahajdut dhe minues i reformes ne drejtesi. Per te gjithe ju qe se kuptoni, presni dhe pak sa ta shohin kriminelin Berisha pas hekurave. Amerika nuk i le punet ne mes, i con deri ne fund.

  6. BUJAR KANAPARI says:

    Amerika duhet ta shpallte Profesor Doktor Sali Berishen ”non grata” para se te kandidonte per deputet, jo pasi fitoi mandatin, – kuptoni ju intelektualet e medhej?
    Per mua, doktori disa gjera i ka bere mire, disa shume mire, disa keq dhe disa shume keq, megjithese jo cdo gje ka qene ne doren e Tij.
    Tani Amerika kerkon ta nxjerre Lulzim Bashen bukeshkale.
    Nese Basha shet Berishen, ne zgjedhjet e ardhshme do te marre shume me pak vota, sepse do te cenohet karakteri i tij.
    E vetmja zgjidhje eshte doreheqja e Bashes per ti dhene mundesi PD te organizohet nga e para duke u hapur dhe thirrur te gjithe te larguarit qe kane kontribute ne parti.
    Udheheqja e re e PD, mund ta mbroje Berishen, por nuk mund te paragjykohet .
    Per vete rrethanat, Basha eshte ne nje pozicion te veshtire dhe nuk ka rrugedalje.

    1. Taku says:

      Bujar. Se kur e shpall USA Sali kriminel rrumpallen non grata e di vete ajo, por me sa eshte artikuluar dhe kuptuar Saliu do ishte shpallur nongrata dekada me perpara. Pak ka folur Donald LU for peshqit e medhenj? Kush mendin ti se ishte peshk i madh, zotrote? Jo Bujar, Saliu ishte peshk i madh. USA dhe Europa thjesht prisnin qe sistemi yne i drejtesise ta bente kete gje qe nuk e beri kurre. Me ne fund USA vendosi vullnetin e saj me shprese se Saliu do te hiqet qafe. Dhe keshtu non grata monstra nuk jep dorheqje dhe askush nuk guxon ta arrestoje. A kupton ti se c’behet?

    2. Lomy says:

      Paska per ta rraf sala gruan e kusheririt…

  7. Hajro limaj says:

    Non grada nuk kane fakte , Saliu vetem ka vrare.

  8. ermiri says:

    EShumë e drejtë.zoti Doçi. Ashtu është.

  9. Bess says:

    Nje pyetje? Po Marin Mema mund te kandidoje?
    Me sa ka deklaruar eshte shpallur “non grata” nga nje vend i BE…??

  10. On says:

    Helga niveli I Bashes…u be ministre nja 3 muaj I lezetoi vetem apele e shkresa idiote nxirrte….

  11. Kur mundohesh t’u besh gropen te tjereve bie brenda , kjo i ndodhi dhe SHQUP it , e cane gojen per Dakon dhe Doshin , ne c’do miting ne c’do TV , tashti qe DOBICI ju mbeti ne dere , e kane mbyllur gojen , e bene si qeni qe u betua per te mos ngrene mut dhe kur e zune duke ngrene u justifikua duke thene : U betova per te njome , jo per te thate .
    Harojne te shkretet qe si i njome si i thate ai mut eshte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje