Basha nxjerr Alizotin, akuza Ramës: Bën propagandë të neveritshme, shet dështimin si sukses

3 Shtator 2021, 15:34Politika TEMA

Pas deklaratave që bëri sot kryeministri Edi Rama dhe dekoratave që iu shpërndanë të gjithë atyre që iu bashkuan aksioneve për shuarjen e zjarreve në vend, vjen një reagim nga PD-ja.

Kjo e fundit ka dalë publikisht me një fytyrë të re. Atë të Tomor Alizotit…

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputeti i Lulzim Bashës e ka cilësuar organizimin e sotëm në Bazën Ajrore Farkë, një propagandë të neveritshme ku dështimi u shit si sukses.

Ky është reagimi i parë i demokratëve për zjarret edhe pse këto të fundit kanë nisur së paku qysh në fund të majit.

Reagimi i plotë

Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.

Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.

E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

7 komente në “Basha nxjerr Alizotin, akuza Ramës: Bën propagandë të neveritshme, shet dështimin si sukses”

  1. Andia says:

    Ja ke fut kot o Ludovik

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po mo, ish masakër
      dhe elektorale
      ndaj filloni luftën
      një tjetër Babale.
      .
      Njëlloj si I mbyturi
      kapni dhe ju, kashtën
      dhe, sa për Masakër
      kemi Nëthtegjashtën.

      P.S.
      Shtojini byrekëve
      dhe ca kofsha pule
      Parti e ÇimPekëve
      Parti Mut me Lul(e).

      1. Tirona says:

        Ludoviku fillon pune me kohe te plote,full time.

  2. Vlora says:

    Foli edhe Ludovik i partisë

  3. ce says:

    Amon dhe ky hunderri Alizoti, njeri pa yrbe, nga erdhi ky hunderr tek pd ja. Me duket kelluf fare tip Klevis krrici i faros.

  4. Velo says:

    Fytyrë e re me gjuhën e vjetër. Hajde opozitë që do bëjnë këta idiotët hajde….

  5. Ludovık Me te thene te drejten e zotıt mjaft bukur ke fole dhe shkruar por une asgje nuk te mora vesht Po punon dhe nuk po punon Zjarret po fıken po me mjetet Hollandeze e te Farkes Po keto per se kane ardhur per te fjetur gjume apo per pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje