Berisha sërish në Parlament, Frrok Çupi: Po të kishte pak burrni s’do ja lejonte vetes! Nëse Rama e përdor si armë do jetë mallkim

3 Shtator 2021, 10:59Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News u shpreh se prezenca e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri nuk është asgjë tjetër veç se një teledramë e çuditshme.

Sipas tij nëse Berisha do kishte burrni nuk do shkonte më në Parlament dhe do ta mbyllte karrierën politike në këtë pikë.

Çupi deklaroi se nuk beson që Rama do vazhdojë ta përdorë si armë në parlament, por theksoi se nëse vazhdon ta bëjë do të ishte një mallkim.

Çupi: Prania e Berishës në Parlament është një teledramë e çuditshme. Berisha po të kishte pak burrni s’do ja lejonte vetes të thoshte që do vijë me zor në Parlament. Nuk ka asnjë problem se ai është çmontuar, nuk ka asnjë pikë vlere. Vlera qëndron vetëm te fakti pse e  degradon veten në atë pikë dhe pse PD e çon në atë pikë.

Nuk besoj dhe nuk uroj që Rama ta përdorë si armë. Rama ka dalë prej këtyre bunkerëve që do ta përdorë si armë. Do ishte mallkim sikur të ndodhte, por do jetë shumë e shëmtuar nëse ai do rrijë në parlament dhe do ishte me pasoja të rëndë për PD dhe për lidershipin Lulzim Basha.

1 komente në “Berisha sërish në Parlament, Frrok Çupi: Po të kishte pak burrni s’do ja lejonte vetes! Nëse Rama e përdor si armë do jetë mallkim”

  1. SB derri i UDB-s Serbe nuk ka gjak Shqiptari says:

    Frrok Çupi, je njëndër gazetarët e pakët në Shqiperi që ju rrespektoj vertetë, por nuk jam dakort sot me hipotezen abstrakte tëndën, që thua “si SB po të kishte pak burrni etj etj etj.” Sali Berisha nuk ka qënë, nuk është dhe nuk ka për tu bërë burrë Shqipnie kurrë. Kujt i hupi pak burrni në rrugë, që ta marrin SB. SB, është një nivel më poshtë se derri, dhe çdo veprim i tij është i llogaritur si siç duhet nga një spihun i Kadriut dhe i UDB-së Serbe. Pra, Frrok Çupi, kur SB nuk ka asnjë gram burrni, si do veprojë i shtyrë nga burrnia. Pra, z. Frrok, nqse nuk e keni ditur deri sot që shkerdhata SB nuk ka burrni shqiptare, po te kallzoj unë që ky derr nuk ka as burrni, as nder, as karakter dhe as koqe Shqiptare. Ky derr i Viçidolit është 100% Serb i pa-besë dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqiptarhanen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje