Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre disa gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.
Më poshtë janë disa të dhëna nga jetëshkrimet e tyre.
Frida Krifca është emëruar ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, duke pasuar Milva Ekonomi-n. Por, cili është profili i saj?
Frida është “prodhim” i gjimnazit “Sami Frashëri”`. Më tej është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka Master në Administrim Biznesi.
Krifca ka punuar për katër vite si drejtore për Shqipërinë për Trupat Vullnetare të Shërbimeve Financiare (FSVC), një OJQ me zyra qendrore në New York.
Para se t’i bashkohej FSVC-së, ka punuar pranë një banke tregtare në Tiranë, si Drejtore Marketingu dhe Marrëdhëniesh me Publikun, pas disa viteve në fushën e menaxhimit dhe strategjive në një kompani biznesi.
Krifca është në drejtim të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) prej muajit korrik, 2017.
Edona Bilali është emëruar ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Edona Bilali ka lindur në vitin 1989 në Shkodër. Në zgjedhjet e fundit ajo kryesoi listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.
Referuar jetëshkrimit të saj zyrtar, në vitet 2006-2010 ajo ka kryer Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë për administrim biznesi.
Në vitet 2012-20145 ka kryer po në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë një master profesional në marketing.
Nga viti 2013 e deri tani ajo është administratore dhe ortake në një studio konsulence në Tiranë. Që prej viti 2010 është pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Delina Ibrahimaj është ministrja e Financave, e cila pason Anila Denaj-n. Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare. Studimet Doktorale i ka ndjekur për Menaxhim të Bankave dhe Financave.
Ministrja e re e Financave ka shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, (2016-2019) si drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, më pas si drejtore e Tatimeve.
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Frida Krifca
Edona Bilali
Edona Bilali
Edona Bilali
Edona Bilali
Edona Bilali
Edona Bilali
Edona Bilali
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj
rob normal jane… nuk ka ndonje gje te keqe…
shqipoja eshte shume negtiv.. kur fut njerez te ri ne qeveri gerthet qe keta nuk i njeh njeri
kur i fut te vjeter, gerthet qe nuk po ndryshohet elita. muhabet vk me pak fjale
Delina eshte super drejtuese, profesionale, me shume qytetari, punetore, e afte.Te mbarosh Bocconin nuk eshte e lehte. Bravo dhe suksese!
Lora-Delina mundet te jete shume e afte dhe inteligjente, por ajo dhe keto te tjerat kane shume pak eksperience pune. Te drejtosh nje nderrmarrje apo kompani do te te duhet shume me teper eksperience pune se sa kane keto vajza, pale me te drejtosh nje dikaster te nje vendi te tere. Sipas meje, Rama duhet te zgjidhte individe gra apo burra, qe te pakten kane 20-25 vite eksperience.
Sidoqofte, le te shohim se si do te punojne keto vajza ne dikasteret ku jane emeruar.
Ministrat para se te jene teknokrate jane persona publike qe mbajne pergjegjesi para qytetareve te cilet edhe i ndeshkojne me vote. Por keta as i njeh njeri e as i ka votuar njeri. Pra timonieri ka marre totalisht pergjegjesite mbi vete sepse eshte i vetmi person politik ne qeveri.
Me pak fjale kjo eshte qeveria e « Unit » te tjeret jane per te mbushur numrin dhe per te vene firmen. Eshte pak a shume si qeverite e sulltaneve otomane apo ato te Luigjit te XIV, ku ministrat/veziret ishin thjeshte zbatues te verber ose e shumta ne rrang keshilltari. Nderkohe ne nje shoqeri demokratike ministri ka nje status te vecante publik, pavarsisht se emerohet nga Kryeministri. Prandaj dhe mekanizmi i miratimit te qeverise kalon nga Parlamenti dhe ne fund nga Presidenti, per te aprovuar nje ekip njerezish dhe jo nje individ (kryeministrin). Perndryshe Kushtetuta do mjaftohej vetem me miratimin e Kryeministrit ne Parlament.
Kjo Krifva esht surrat i njohur nje plere qe kujdeset per bujqit para kamerave. Finacojne njerezit e tyre dhe per te tjeret qe falimentojnr dhe vrasin veten kjo thote veten vrafshin.
1. FRIDA KRIFCA e AZHBR, i pyesni pak ata qe jan financuar nga AZHBR-ja per Friden se do ju tregojne se ishte Mis 30%.
2. Delina Ibrahimaj I pyesni bizneset eksportues etj, gjate ketyre viteve qe ka drejtuar zonja, pazari i rimbursimit te TVSH-se, kishte vajtur edhe me teper se 30%
3. Edona Bilali, per kte s’kam degjuar dicka deri tani
Sa e lehte te behesh ministre.ne Shqiperi. Ne boten perendimore, duhet te kesh experience me.dekada. Qeveria e Rames eshte bere me keq se nje shkolle e mesme.
S’eshte e vertete, ben, pse genjen? Ketu ku jam une, kishte zgjedhje dhe nje vajze me lutej ne pazarin e perimeve ti merrja fletushken dhe ta lexoja; i theme perse me duhet? Neser une do jeme ministre , me thote dhe do te sherbej ty, prandaj merre dhe voto mua… e ç’te te theme, ju te gjithe bëni ose kujtoni sikur ministrat bien nga qielli; jo, ore, jo: ata jane pjese e pazarit te perimeve edhe pa “akademi” te kristalit.
Te tha ajo qe do behet ministre dhe ti e besove? Ajo ka si synim ne jete te behet ministre por kjo nuk do te thote qe do behet ne zgjedhjet e ardhshme. Ata qe i hyjne politikes pikerisht keshtu e nisin, duke shperndare fletushka per zgjedhjet lokale. Dhe me pas ngjisin shkallet nje e nga nje. Po keto tonat c’fare kane bere perpara? Asgje!
Shume te mira jane dhe nuk jane si ato lopet holandeze te PD-ke dhe Leshelise me ne krye Lopen e PD, Vokshi dhe fallxhorja e LSI, Monka. Keto ministre jo vetem qe jane me shkolle dhe mastera por edhe te pakorruptuara.Pune te mbare.
Delina super goce.E shkolluar dhe serioze.Nuk e di sa sukses do kete se nuk varet cdo gje nga Ajo,por besoj se do ja dali.Ka nje difekt:ka per kryeminister gjithologun e ballkanit
Pune te mbare ministreve ,le te punojne me sinqeritet per mos tu lene shkak superjoreve per kritika.
Tani po,u be Shqiperia!!!!Perpara per fitime te reja.
Edona Bilali, sipas gazetarit: e lindur ne 89, pedagoge e ftuar ne 2010. SA shpejt i paska mbaruar studimet / gjimnaz /shkolle te larte e Master. Vetem 21 vjet. Bravo se vetem ne Shqiperi apo Shkoder ndodhin t etilla gjera.
Urime te trejave garate ne qeveri punojne me shume se burrat dhe i krejne detyrat per pergjegjesite qe marrin shume mire. Ne nuk mund te lejme asken pa i vene bishtin prapa kompiuterave. Po kush do marri stafeten more vellezer e motra. I provuam te vjetrit na katandisen jome keq . Mjaft me me ta. Ju besojme te rinjve nuk i njohim u be si puna e Nastradinit ma ngrofe gomarin ma ftofe gomarin. Nese qe ne vitin e pare puna e tyre qe jane te rinj nuk behet mire te japin llogari pse dhe sipas kritereve te rregullta te behen levizje. Jo ikne Lena te ulet Prena.E more Shqipetare kur do na gjindet karari.
Lora, ke mese te drejte, te mbarosh Bocconi dhe sidomos me medalje ARI, te dhene nga Papa Gjon Pali, seshte e lehte, jane keto shoqe te shkelqyera, qe kan mbaruar aty, njera eshte martuar ne Itali, ndersa tjetra diplomate ne Shqiperi, prandaj kemi, por duhen vleresuar.