Çfarë përfaqëson qeveria e tretë e Edi Ramës dhe polemikat e ashpra ndaj saj

2 Shtator 2021, 18:19Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kishte disa versione për kabinetin e Edi Ramës së mandatit të tretë, duke u nisur edhe nga qëndrimet e kreut të mazhorancës pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Kur Rama tha se tashmë kërkonte një dimension të ri në politikën shqiptare, duke kapërcyer atë çka ndodhur deri më sot, një bashkëpunim me opozitën e Lulzim Bashës, e një kapërcim cilësor për atë që Rama e cilëson si   “Shqipëria e vitit 2030”.

E pikërisht duke u nisur nga ky qëndrim, kishte pritshmëri për një “kabinet ekselentësh”, duke parë edhe disa lidhje direkte të Ramës me shqiptarë jashtë vendit, që kishin dëshirë të kontribuonin për vendin.

Kështu pati një mendim se mund të kishim një qeveri jashtë dy formateve të para të kabineteve që ka krijuar ky kryeministër, natyrisht duke pasur parasysh dhe prekjet apo dhe ndryshimet e herëpashershme në 8 vite.

Ndërkaq, nga qarqe brenda Partisë Socialiste, kishte zëra se do të ketë një “gradim” i krerëve të qarqeve që kishin arritur rezultat pozitiv më 25 prill, ku përmendeshin rezultati i Taulant Ballës në Elbasan, fitorja shumë e rëndësishme e Blendi Klosit në Berat, apo marrja e mandatit të tretë nga Bledi Çuçi në Gjirokastër etj.

Në fund, Edi Rama, thuajse ka rikonfirmuar kabinetin e mandatit të dytë, me disa ndryshime, ky në 2 dikastere kyçe të qeverisë siç është ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe ajo e Bujqësisë, ku ka promovuar dy drejtuese të institucioneve të rëndësishme brenda këtyre ministrive siç janë Drejtoria e Tatimeve, apo edhe Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Ka rikthyer në qeveri Mirela Kumbaron, e cila pas përvojës tek Kultura në mandatin e parë bëri 4 vjet pushim dhe u rikthye në qeveri, si dhe ka “graduar” Ulsi Manjën tek drejtësia, pasi këtë rol e ka kryer mandatin e dytë në Parlament si kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Natyrisht që pas publikimit të qeverisë së re, priteshin reagime të ndryshme, të ashpra, kryesisht nga kundërshtarët e Edi Ramës.

Por, kjo pjesë e politikës shqiptare natyrisht nuk ka “zhgënjyer” duke rikthyer të njëjtën logjikë klishe të kundërshtimit 8 vjeçar.

Rishtari i politikës opozitare, i cili për 2 mandatet e Ramës ka qenë i maskuar si panelist, ishte natyrisht më “interesanti”, duke sjellë “ide” e “stilistikë oratorike” tepër me ngjyra që varionin në 50 nuancat e të zezës.

Bëhet fjalë për Agron Gjekmarkajn, i cili ministret e Edi Ramës i cilëson si “gratë e haremit të sulltanit”, kurse anëtarët meshkuj të kabinetit si “eunukë”(e çuditshme se si subkoshienca politike e deputetit i ngjitet metaforave seksuale).

Por ka edhe më, Gjekmarkaj i cilëson ministrat si “anonimë që nuk i njeh as fisi i vet”. E këtë e bën natyrisht pa sjellë këtu asnjë CV të anëtarëve të  qeverisë e t’i analizojë, por thjesht lëshon në eter një përrua të madh psiqik, a thua se zotëria në fjalë është një Akademik me famë, ku bibloteka e Republikës është e mbushur dëng me botimet e rënda të Gjekmarkajt, e ku autoriteti intelektual në publik ja jep edhe të drejtën të bëjë gjykime qesim për këdo. Ndërkohë që në publik njerëzit atë e njohin vetëm si agjitrop politik të Lulzim Bashës në panelet televizive, kurse përpara se të hipte në tryezat e emisioneve, në një ambjent më të ngushtë njihej si “nipi i Atë Zef Pëllumbit”.

Andi Bushati, apo edhe zëra të tjerë publik që janë prej kohësh kundërshtarë të Edi Ramës e kritikë të ashpër të tij, e konsiderojnë këtë kabinet si një “gjellë e vjetër” “bajate” e “dalur boje” dhe se ndryshimet Rama i bën vetë pas asnjë kolegjialitet por me një të rënë të lapsit.

Duket se avazi i sulmeve natyrisht është në logjikën e vjetër e akuzave pa fre, duke absolutizuar gjithçka e duke mos sjellë as ide, apo analizuar dukuri e analogji në vende të tjera të botës.

Edi Rama, ka emëruar ministra një grup politikanësh socialistë që thuajse i ka pasur në të treja kabinetet e tij, përveç ndryshimeve që ka bërë me sjelljet e reja.

Niko Peleshin, Olta Xhaçkën, Bledi Çuçin, Belinda Ballukun apo Ogerta Manastirliun i ka pasur si anëtare të qeverisë që në 2013-n. Balluku e Manastirliu, edhe pse nuk ishin anëtare qeverie në mandatin e parë, ishin CEO të enteve të rëndësishme ekzekutive, sa treguan se  kanë peshë më shumë se mjaft ministra.

Ka kritikë të Ramës, si avokat Ngjela, i cili thotë që Edi Rama nuk qeveris dot me autoritete akademike sepse nuk mund t’i urdhërojë e përballojë.

Në fakt, Ngjela nuk është krejt pa arsye, ngaqë rasti i vetëm i bashkëpunimit të Edi Ramës me një akademik në qeveri dështoi që pa nisur, siç ishte ai i Shkëlqim Canit. Megjithatë është fakt se një qeveri nuk është një këshill shkencor, megjithëse e rëndësishme është për vendin që përfaqësimi në ekzekutiv të jetë me njerëz të ngritur nga ana arsimore.

Por përpos akuzave e sharjeve të tipit Gjekmarkaj, ministrat e Edi Ramës vërtetë nuk janë autoritete shkencore e akademike, por nuk mund të thuhet se kanë mbaruar Vitrinat e Kristalin. CV-të e diplomat janë aty, kritikët mund t’i analizojnë deri në detaj për të parë nivelin akademik të anëtarëve të qeverisë.

Për të bërë një analogji me një model të huaj, që natyrisht nuk është adekuate, krahasojmë tre kabinetet e Tony Blair, i cili është i vetmi lider europian që ka fituar rresht tre mandate.

Në të tre mandatet e Tony Blair, ai ka krijuar 3 kabinete, që si shtyllë kryesore kanë: John Prescott, Gordon Brown, Jack Straw, Margaret Beckett, të cilët edhe pse kanë ndryshuar dikasteret, nuk kanë lëvizur nga baza e kabinetit.

Arsyeja natyrisht që është politike, ngaqë të gjithë ata ishin figurat kryesore të Partisë Laburiste Britanike.

Një qeveri është pasqyrimi i forcës politike që ka fituar zgjedhjet. E kështu që natyrshëm do të emërohen ministra njerëzit politikë të PS-së, të cilët i ka dërguar edhe në terren si drejtues e menaxherë fushatash, si pjesë e skuadrës.

Tani a ka vend për analiza apo komente mbi lëvizjet politike të Edi Ramës në kabinetin e mandatit të tretë? Natyrisht që ka dhe hapësira për ta bërë këtë është mjaft e madhe, në bazë edhe të këndvështrimit të secilit.

Duket qartë se Edi Rama i ka vënë fre protagonizmit të Taulant Ballës pas rezultatit të rëndësishëm në Elbasan, apo Blendi Klosit në Berat. Nuk është hera e parë që kemi parë zhvillime të tilla. Siç ndodhi me Ditmir Bushatin, 2 vjet më parë. Koncepti i Ramës në këto 8 vjet ka qenë që  një ministër është pjesë e skuadrës së qeverisjes që drejton ai, dhe jo një mundësi për protagonizëm apo karrierë politike.

Damian Gjiknuri, i cili sot u zgjodh numri dy i Partisë Socialiste, edhe pse në mandatin e parë e një vit nga i dyti ka qenë ministër i rëndësishëm, fuqinë politike e ka marrë në drejtimin e fushatave zgjedhore vitale për PS-në, si ajo në bashkinë e Dibrës në 2016-n, apo drejtimin e qarkut të Vlorës në dy palë zgjedhje. Plus faktit që ai është kryenegociator i PS-së për reformat elektorale që prej vitit 2007 thuajse i palëvizshëm, së bashku me Oert Bylykbashin nga ana tjetër.

Por natyrisht, ka mjaft kute të tjera për të bërë analizën; formimin akademik të ministrave, arritjet e performancës së tyre gjatë kohës që kanë drejtuar etj. Por natyrisht me fakte e argumente të matshme, e jo sharje pazari. Ajo pastaj nuk është polemikë…

17 komente në “Çfarë përfaqëson qeveria e tretë e Edi Ramës dhe polemikat e ashpra ndaj saj”

  1. Elio says:

    Alibaba me 40 hajdut

    1. k says:

      Gjonmarku Nuk del dot nga natyra e tij fshatare, ziliqsre, inatçore, intrigante dhe sharje nga pafuqia. Deri këtu është normale dhe pritshme. Një njeri që ka për etalon të kulturës dhe përparimit berishën dmth se ka psiqikë të deformuar. Forca e ramës qëndron tek psiqika e deformuar e opozitës që nuk ka forcë të distancohet nga lugati berisha, dhe Rama politikusht e shfytëzon lugatin per te trembur popullin .

  2. edi says:

    Maskarade! C’do gje nen pushtetin e nje individi. “Perfshirja” e gruas ne Qeverri e forume , nje tjeter shprehje e macizmit te shoqerise shqiptare. “Perfshirja”, eshte shprehje e idese se:Grate kontrollohen kollaj(ne nje shoqeri maciste).
    Asnje e merituar…vec seksit asnje gje qe te jape idene e emacipimit…nuk ka asnje femer te afruar nga ky gjel qe shpreh vetearritje, individualizem…
    Motoja eshte na duhen Picka ….ne fakt duhet te ishte dhe eshte ne shoqerite moderne : Kemi gra te zonja dhe shoqeria duhet ta shfrytezoje kete potencial…

  3. Aleksander says:

    Gjekmarkaj kush?
    Qeveria le te ece perpara, qent le te lehin.
    E kuptoni dialektin e veriut?
    Po te doni ja u shpjegoj ne Italisht.

  4. Nik says:

    Z. Patok si dhe disa gazetare te tjere jane gazetare besnike besoj edhe te paguar te Z. Rama.

  5. Shkerdhatokracia says:

    Per kete kurven Edush…pres me pa durim te kete fundin e Sal hajdutit dhe Yllir Mutit…

  6. edi says:

    Maskarade! C’do gje nen pushtetin e nje individi. “Perfshirja” e gruas ne Qeverri e forume , nje tjeter shprehje e macizmit te shoqerise shqiptare. “Perfshirja”, eshte shprehje e idese se:Grate kontrollohen kollaj(ne nje shoqeri maciste).
    Asnje e merituar…vec seksit asnje gje qe te jape idene e emacipimit…nuk ka asnje femer te afruar nga ky gjel qe shpreh vetearritje, individualizem…
    Motoja eshte na duhen Picka per Gines ….ne fakt duhet te ishte dhe eshte ne shoqerite moderne : Kemi gra te zonja dhe shoqeria duhet ta shfrytezoje kete potencial…

  7. Shqiperia e 2050 ahahahah says:

    Z Pata, ju beni analiza kryesisht te sakta dhe te pjekura, komplimente.
    Edhe un nuk prisja ndryshime me themelì, prisja kete qeveri…pak a shume, normal qe ne egzekutiv duhet te dali partia me figurat (yjet) e saj.
    Por si ky “normalitet” qe edhe e prisja, pres prap me normalitet edhe te ardhmen 4 vjecare qe po *paketohet per popullin shqiptar.
    Dhe me siguri matematike, madje statistikore, them qe ne fund te 4 vjecarit populli do jete me keq se çeshte sot, dmth…..korrupsioni…menefregizmi…..fodulleku qeveritar e qytetar……rrugaçeria….mafja tenderore…..kultura….arsimi…shendetesia do të jenë me kriza të reja…. drejt shkaterrimit dmth.
    Dhe sdo mbaroje me kaq….se nderkohe do *perkeqesohet edhe mendimi i Z KM……edhe do jete kulmi i tragjedi-komedise se vendit tone.
    Po te shikosh, Z KM tashme (pasi e ka rregulluar shqipen) jeton ne 3D per hallet jashte shqiperise…..konflikti turko-grek, ballkani i hapur shqyer, *qan hallin e serbise, jep leksione BE e NATOS mbi katastrofat humanitare……jep leksione BE mbi zgjerimin e sfidon KM bullgar…..
    nuk mbahet fare….i papare.
    Mendon se evropianet jane 18 vjecar, harron qe evropa e perendimi te shikon…..dhe futet ne bashkbisedim vetem kur je ne rregull….ndryshe qesh dhe leviz koken.
    Ka harruar qe ne keto momente epike duhet te sillej me DINJITET….dhe te aplikonte VETEM RECIPROCITETIN me cdo vend tjeter….edhe me kosoven.
    Eshte i bindur se eshte kokerr gruri…si i thone.
    Shkurtimisht kjo dreq *tris qeveri eshte me mutin der ne gush, pasi ka kohe qe rrit e ujit të keqen-e keqe ne vend.
    Do beka dhe akademine politike………harroi qe thenia jone eshte “feja e shqiptarit eshte shqiptaria”!!!!
    Bej te mira per vendin….e je ne rregull o Z KM.
    Por KM i pamundur, mbase ka deshiren e mire dhe do te beje diçka…….por NUK DI.
    Shpresa vdes e fundit….pasi vetem te drejtesia * e re….te kjo gjë *e fundit, kemi shpresen.
    Hajde tynel te mbare o shqiperi!! shihna ne fund te 4 vjecarit.

  8. COD says:

    Yıldız Patën ne 25 Prill e pyeti me qesëndi Malltezi:
    o Stela ( malltezi flet vetem italisht) per kë votove ti?
    Për socialistët natyrisht, pavarësisht se kam dhimbje vazhdimisht nga mbrapa, por në gojë kam shije të mirë. Aromë banane kryesisht. Eh tha Malltezi – kujt I thua dhe instiktivisht ferkoi fundkurrizin.

  9. Vranakonti says:

    Qeveria eshte e mire. Kundershtaret kete detyre kane t’a kritikojne e te mos e pranojne.Por e mire apo e keqe kete e di vetem kryeministri Rama i cili do realizoj te gjitha planet,detyrat ne te gjitha fushat e jete se vendit per katervjeçarin e ardheshem. I themi Edi Rames qe,ai te shikoi punet e shtetit,nevojat e popullit dhe te mos degjoi fare qente qe do hungurijn nga te gjitha anet.Lehjet e tyre le te jene per ata qe ulurine,qen te tipit Gjekmarkaj.Le ta lere opoziten te gllamisin e te çirren sa te kene fuqi.Rama dhe deputetet e PS te mos i vene veshin fre.Ata vete gllamojn vete degjojne.

  10. Nivel mu.....i says:

    Puna dhe niveli i qeverise jane akoma per tu pare por niveli i Gjekmarkajt eshte batak fare, njesoj si ca alabak anonime qe fshihen mbas tastieres dhe vjellin vrerin e jetes se tyre…si mund te flase nje “parlamentar” i zgjedhur per “hareme ” mbi femrat e qeverise se shtetit te tij …cfare edukate dhe civilizimi mund te kete nje person i tille qe nje dite mund te drejtoje edhe ndonje dikaster (larg qofte), si mund te shprehet ne kete menyre duke u bere keshtu edhe frymezim per nivelin me te ulet te nje shoqerie (kur flet ky keshtu, mendo rrugen si reagon) ,,,,,,dhe te mbetet edhe pa u denuar, te pakten moralisht nga e ashtuquajtura shoqeri civile……..prandaj keta “individe ” nuk do fitojne kurre se njerezit degjojne dhe ta vene festen……perpara tyre Rama (qe ka shume difekte, por eshte qytetar) ,e ka shume te thjeshte se keta nuk kane bazen e qytetarise, keta jetojne akoma ne male (me gjithe respektin per ata qe jetojne ne mal dhe qe punojne me ndershmeri per buken e gojes),………me vjen keq, por nuk me cudit niveli i shume komenteve me ofeza te ndryshme ketu, por me le pa goje niveli i ulet i disa politikaneve per te ardhur keq, duke menduar mbi te gjitha per te ardhmen e vendit

  11. Tano says:

    Dolem dhe pjatalaresit e banketit kryeministror.Bravo Ylli,djale i zoti paskesh qene.

  12. Ivi says:

    Urime qeverise se re te mandatit te trete dhe pune te mbara per te miren e vendit???

  13. Nje mergimtar says:

    Mos i paragjykoni pa filluar puna.Koha katreguar se arritjet e deshtimet e ketyre tete viteve s’jane te pakta.Fitimi i zgjedhjeve tregon se shumica e ka perkrahur dhe i ka vleresuar arritjet.Le te presim.

  14. sunit hesapi na qelbet vatanin says:

    Me leje ta them un?nje mut te madh

  15. Velo says:

    Gjekmarkaj është si bishti i qenit, sado ta mbash të tërhequr, prapë në vend shkon, deformimi mbetës. Ai si familje ka qenë i shtypur nga regjimi dhe ka pësuar deformim (psiqik), i cili nuk riparohet kollaj. Duhet të ndërrohen disa breza që fisi i Gjekmarkajve të vijë në normalitet si gjithë njerëzia. Ky i shkreti nuk ka faj qe është i deformuar psiqikisht, ashtu ishte fati i tij…. Ndaj flet mbroçkulla.

  16. SHKURT E SAKTE says:

    O Milet, po eshte e thjeshte fare.
    RAMA TANI TALL KARIN.
    Do beje nje qeveri grash qe ti tregoje botes se eshte ndryshe siç beri me atletet me brekushet ect.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje