Nga Bledi Lumani
Qeveria “Rama 3”, ndryshe nga sa pritej, nuk ofroi asnjë lajm me emrat e përzgjedhur për ministra.
Ata që ishin, me përjashtime të vogla, nuk të thonë asgjë, ndërsa këta që u vunë të rinj, janë edhe më mediokër se këta që ishin.
Edi Rama është treguar i pamëshirshëm me zgjedhjet e bëra, duke përjashtuar nga Qeveria ata që në fakt mbajtën barrën e betejës elektorale të 25 prillit.
Taulant Balla, edhe pse mund të jetë një njeri i atakueshëm nga opozita, pse jo edhe antipatik, është njeriu më i votuar në Shqipëri, madje më i votuar edhe se vetë Edi Rama.
Ka dy palë zgjedhje që arrin rezultate spektakolare në Elbasan, një zonë ku para se të shkonte ai, PS merrte veç dy deputetë më shumë se PD.
Damian Gjiknuri po ashtu, në dy palë zgjedhjet e fundit ka arritur të shkaktojë “tërmet” të vërtetë në Vlorë, ndërsa Blendi Klosi arriti një rezultat historik në Qarkun e Beratit në këto zgjedhje. Për të mos folur pastaj për Erion Veliajn në Tiranë.
Çuditërisht të gjithë këta, mbetën jashtë Qeverisë dhe u emëruan ministra fjala vjen drejtuesit e Qarkut të Korçës, Niko Peleshi e Olta Xhaçka, që morën një rezultat qesharak në zgjedhjet e 25 prillit, apo Arben Ahmetaj, që nuk shquhet se ka arritur ndonjëherë ndonjë rezultat të lartë kur ka qenë drejtues Qarku. Madje Taulant Ballën e ulën edhe në detyrë, duke e lënë thjesht kryetar grupi parlamentar.
Rama nuk dha asnjë shpjegim për emërimin e ministrave, por i vetmi justifikim për mbetjen e tyre jashtë Qeverisë, mund të ishte fakti se Rama do të krijonte një Qeveri me teknokratë. Por as kjo nuk ndodhi.
Sot kemi një qeveri as politike, pasi figurat kryesore të Partisë Socialiste kanë mbetur jashtë saj, por as teknokrate.
Kemi thjesht një Qeveri me ca emra njerëzish që i ka vendosur Edi Rama, që nuk të thonë asgjë.
Me sa duket, Edi Rama ka vendosur që kjo Qeveri të identifikohet veç me të, por vështirë se mund ta mbajë i vetëm barrën publike pa pasur figura të rëndësishme pranë vetes.
Me figurina, veçse do të konsumohet edhe më dhe në zgjedhjet e ardhshme do të ketë mbi supet e veta gjithë peshën e asaj që do të arrijë kjo Qeveri, e cila nuk premton asgjë për mirë!
Kryeson me mediokritetin e saj ministresha Bilali!! Dhe këtë e bën për të mbyllur gojën e socialistëve shkodranë! Po ku di ajo se çfarë është qeveria dhe të qeverisurit?!!
Për aq kohe sa nuk ka opozite prap Rama mer edhe 50 mandate qeverisese.
Edhe pse Rama eshte injoranti me I madh, Luli I ka dhene fatin me dore qe ai të vazhdoj te tall trapin.
O Bledi, me dukesh se flet dhe pak belber ti dhe nuk te shkon kostumi qe ke veshur. Si nje , çfare je ti se kuptoj profesionin, nuk te lejohet qe te flasesh ashtu sepsse pa i provuar dhe pa i njohur fare personat e kesaj qeveri, nxori konklyzionin qe “..emra qe s’thone asgje”. Pse flet si gjyshja e Zeqos maje çatise se e ema zbriti nga thana? Te kam degjuar shpesh tek Sokol Balla dhe me shume pertypeshe belber se flisje; doje te thoshe nje gje te madhe, po dukej qe barkun e keshe te ngushte dhe nuk ta nxite. Njerez te tille nuk jane per ne shoqeri dhe te bejne analiza , por ne partite e opozites qe perfaqesojne s’e di se kë. Shiko se ku je katandisur, ..”Taulant Balla per ty antipatik…” sikur do ti propozeje ti per martese (!). Fare mendim idioti.
Aj sikir ye kishim kete Bledi idjotin kryeminister shqiperia do kishte shpetuat.O Bledi ti je nje morr by.. te gjykosh Ramen.
Rama eshte njen drogaxhi i degjeneruar qe vetem ti si sufllqexhi me moter prositute mund ta mbrosh
Taulant palla , tmerri Pyjeve
Armiku i lisave, inteligjenti elektoratit te librazhdit
Njeriu me shkerdhate ne PS eshte me fat qe ekziston ne PS se te ishte ndonje tjeter e kishte nxjerre ne pension me kohe
Goditje e duhur, nota 10
Arben ahmetaj goditje gabuar as note nuk mund ti vesh
Tigri eshte Dora magjike e eurove qe disponon I superkorruptuari
keto jane te gjith te pa afte e maskarenj,,,??????????
Nuk e prisnja një shkrim të tillë nga Lumani. Bravo për guximin. Pyes veten se si e ka lejuar Mero që tê pohojê se kjo qeveri nuk përfaqëson asgjë. Të them të drejtën më la me gojë hapur ky shkrim i kryeredaktorit të “Temës”. Unë prisnja të shkruhej se si kjo qeveri nuk ka parë bota! Se të gjitha hallet e shqiptarëve tani u zgjidhën! Dhe panagjerizma të tjera që nuk mungojnë në gazetën e Meros. Do të preferonja që tani e tutje gazeta të jetë kritike karshi Ramës, se nuk ka kush tjetêr ta bëjë. Opozita ështê një gjë e ngordhur dhe e pakallur ende në dhé. GJekmarkajt, Bushatët dhe kompani edhe sikur Rama të bêjë mrekulli ata do ta shajnë dhe mallkojnë! Pra janë të pabesueshëm. Të paktën të bëhet “Tema” si pasqyrë e arritjeve apo dështimeve reale të Ramës. Për të mirên e kombit.
Ministra Perfekt.
Qeveri e lart.
Krueminister Perfekt.
Capisci?????
Maskarade! C’do gje nen pushtetin e nje individi. “Perfshirja” e gruas ne Qeverri e forume , nje tjeter shprehje e macizmit te shoqerise shqiptare. “Perfshirja”, eshte shprehje e idese se:Grate kontrollohen kollaj(ne nje shoqeri maciste).
Asnje e merituar…vec seksit asnje gje qe te jape idene e emacipimit…nuk ka asnje femer te afruar nga ky gjel qe shpreh vetearritje, individualizem…
Motoja eshte na duhen Picka per Gines ….ne fakt duhet te ishte dhe eshte ne shoqerite moderne : Kemi gra te zonja dhe shoqeria duhet ta shfrytezoje kete potencial…
Shkrim shume i mire. Per logjiken e argumenteve dhe ate te gramatikes shqipe. Rralle here has shkrime te tilla pa gabime logjike apo drejtshkrimore. Bravo Lumani!
Zotërinj komentues!
Ju faleminderit per opinionet e juaja, por do t’ju pyes:
– Me te vërtet besoni se ka qeveri te mira?
Harrojeni, ajo qe i bene qeverite te mira jane frika nga ligjet dhe shkalla e larte e zbatimit te tyre.
Ketu tek ne ligjet jane shumë te mira sepse janë bere me ndihmën e botes Demokratike, por zbatimi i tyre eshte i detyrueshëm vetëm per fakir-fukarenjtë.
Ky eshte faji KAPITAL i neandartalit Sali Ram Berisha.
Me kete shkrim Bledi Lumani tregon se qenka fare idiot,morr bythe,pis njeri.Nuk ngeli Edi Rama te meret neper gojen e prishur te ketij muti qe shkruan atikullin.Qeveria qe prezantoi Rama eshte shume i mire dhe me njerez te mire.Nuk na pullcet shume bytha se nuk i pelqen Lumanit,Gjekmutit apo te ndonje tjeter muti si keta.
Kjo qeveri eshte tamam ajo qe Rama eshte; dmth ushtare ne rrjeshte te gjithe, ky mbreti rrethuar me njerez lepe peqe, asnje mbledhje per propozim vete zot vet shkop, asnje qe ti beje hije, te gjithe ata qe sollen vota i la jashte me mosperfillje, nje enveruc i vogel ( ne dallim nga xhaxhi ky te pakten nuk i vret:):)… gjithe finacieret dhe ekonomistet i ka jashte., u rrethua nga zogeza te moshave te ndryshme dhe puthatore te rendomte. Hallall … vazhdoj besoj ne proverbi qe cdo popull ka qeverine qe meriton… do thoni ju ke te vinim Bashen??!!! Nje tjeter debil,
Me perjashtime, grate nuk kane aftesi te drejtojne ne nivele te larta, nuk bejne reforma.
Grate jane zbatuese, por me pak te korruptuara
Nuk ari te kuptoj se cfar kupton Bledi “qe keta emra nuk thone gje”Se pari pergjegjesine e ka kryeministri qe i zgjedh dhe qe do te punoj me ta.Per kete Blendi eshte i qarte.Se dyti, ne gjithe keto vite pluralizem cili emer i ri ka pasur besimin e menjehershem,gjithmon eshte pare me skepticizem. Shikoni cfar thuhet per A. Hametajn qe eshte i provuar dhe s’ka patur ndonje shkelqim.Per te tille emra ,ne mendimin tim mund te thoshe, mos aprovimin tend.Ti vendosesh apriori ne nje thes do te thote qe ke qejfmbetje ose je nje kundershtar qe thjesht do te kundershtosh.Edhe opozitarizmi ka ca rregulla se kjo eshte qytetaria.