Pandeli Majko ishte vetëm 30 vjeç kur në tetor të vitit 1998, ai u zgjodh kryeministër në një kohë të trazuar për vendin dhe luftën e Kosovës. Vinte nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe kryetar i Grupit parlamentar.
Ai u katapultua në Partinë Socialiste nga Forumi Rinor Eurosocialist, ashtu si edhe kolegu i tij në rrugëtimin e gjatë në PS, Erion Braçe.
Ndryshe nga Braçe, Majko ka histori me të trazuar marrëdhëniesh dhe kryesisht të drejtpërdrejta me protagonistët drejtues të PS-së ndër vite fillimisht me ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano, më pas me Ilir Metën.
Ai iu rikthye detyrës së kryeministrit në shkurt të 2002. Koha ishte e shkurtër, por jo aq sa për të regjistruar përplasjen e parë edhe me Edi Ramën atëbotë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Konflikti mes tyre kishte emër “Teatrin Kombëtar”, kohë kur Edi Rama i dorëzoi atij planin për prishjen e ndërtesës dhe Majko e kundërshtoi. Koha dhe zhvillimet e mëvonshme treguan se në këtë konflikt fitoi Edi Rama.
Pandeli Majko ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar edhe si ministër i Mbrojtjes (rreth tre vjet) para zgjedhjeve të 2005-ës.
Ai vijoi të ishte ndër figurat kryesore në parti edhe me Ramën kryetar dhe mbajti një qëndrim asnjanës në kohën me delikate të PS-së kur brenda saj lindi LMN, Lëvizja për Mendimin Ndryshe.
Në zgjedhjet e 2013-ës, PS vjen në pushtet në koalicion me LSI-në. Majko nuk u propozua në qeveri por vijoi të ishte pjesë e kuvendit, aty ku Majko kishte rolin me te madh.
Në zgjedhjet e 2017, Partia Socialiste fitoi e vetme zgjedhjet dhe Pandeli Majkos iu ofrua posti i ministrit të Shtetit për Diasporën.
Edhe aty fërkimet mes tij dhe Ramës ishin të dukshme.
Shumëkush mund të kujtoje momentin kur deputetët votuan ligjin për diasporën, por vetë autori i këtij drafti Pandeli Majko nuk mori pjesë.
Kërcitja tjetër publike ishte para zgjedhjeve të 25 Prillit kur Rama e sposton në pikën e finishit të listës për Tiranën, pra e lë në një vend të diskutueshëm për mandatin e deputetit dhe Majko lëshon thumbat e parë se elektorati ishte i pakënaqur me punën e PS-së.
Rezultati; Majko mbeti jashtë dyerve të Kuvendit qysh prej vitit 1992 kur mori mandatin e pare si deputet
Pandeli Majko, ndryshe nga kolegët e tjetër ministra të larguar, nuk u propozua nga Edi Rama as për ndonjë detyrë sekretari, as në Akademinë Politike të PS-së (ku Rama rifuti Ethem Ruken dhe kritikun Ditmir Bushati) dhe nuk e la as drejtues i ndonjë qarku që kësaj here do të ketë rol shumë më të rëndësishëm.
Pandeli Majko është propozuar thjesht kandidat për kryesinë e partisë.
Vetëm kandidat për kryesinë është propozuar edhe Erion Braçe.
Ky i fundit me një marrëdhënie krejt tjetër raportesh nga Majko në historikun e PS-së qoftë me Fatos Nanon, më pas Ilir Metën dhe së fundmi me Edi Ramën.
Erion Braçe ka karriere të hershme në PS.
Në vitin 1994 e fillon karrierën në strukturat drejtuese të PS si anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.
Erion Braçe është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në shtatë legjislatura, nuk ka qenë asnjëherë ministër.
Detyrën më të lartë e kishte atë të zv-kryeministrit nga janari i 2019-ës deri në fillim shtator 2021 kur Rama e zëvendësoi me Arben Ahmetajn.
Erion Braçe kryesoi listën e PS-së së Fierit në zgjedhjet e 25 Prillit, Në këtë qark ai rezultoi deputeti më i votuar duke lënë pas edhe Gramoz Ruçin. Që do të thotë se diçka nuk shkon në marrëdhënien e tij me Ramën sa kohë që ky i fundit mund ta riktheje vetëm kryetar komisioni të Ekonomisë. Por në parti, Braçe nuk ka detyra thelbësore. Ai do të jetë njësoj si ndonjë emër i ri në PS që Rama e propozoi rishtazi për anëtar kryesie.
Erion Brace ka një tjetër rrugëtim politik edhe se Pandeli Majko, por të dy ata, kanë qenë identifikues të asaj ç’ka Partia Socialiste përçonte deri para do kohësh.
Sot ata nuk kanë me peshën e dikurshme dhe as vëmendjen e kryeministrit Edi Rama… (N.P)
Bracja, i vogel, por rradaken e ka ne rregull ndersa Majko nuk mbush mire.
Duhet te kishin ikur me pare.
Senator Braçe!
M’raft pika mu!
Ja, per kete kemi nevoje. Kemi nevoje qe realitetin e gjerave, te verteten fjala ta shohè ne sy. Ne kete rast, fjala(autori) meriton respekt.
Pandeli Majkos i ka ngrene vete bytha qe eshte sjell si me i mençemi ne PS-te.Atij i ka pelqyer gjithemon vetja dhe e mbane veten sikur eshte mbi te tjeret,.Kjo vjen se ai eshte nga Korça dhe Korçaret zakonisht jane karierista.Majkos i jane bere shme ndere por ai ka qene mosmirenjohes,mendjemadh.Ndryshon Erion Braçe,eshte me i saket ne mendime,eshte punetor dhe i prer ne mendime.Ai ka dhene kontribut te mire ne mbarvajtjen e puneve ne parti dhe ne parlament.Si deputet dhe Z/nkryeminister ka punuar mie,shembull i mire eshte Divjaka qe sot eshte si qytet.
Per Bracen do thoja shprehjen se te jesh i ndershem te kushton shtrenjte .
Luftë për pushtet!
Majko gjithmonë ka qenë mishërimi i figurës: qingji i mirë pi dy nëna!
I pa aftë, mediokër e pa nerv krijues. Gjithmonë i mbuluar si intelektual me arsye.
Idioti bëri një thes me pare gjithë këto vite në kurriz të gomerëve që shkojnë ysh ysh mbas politikês.
Kurse edhe ky tjetri u mundua dhe u lodhë pa masë të mbante lart flamurin socialist po ja që Saliu është bërë kufomë politike dhe Edit nuk i hyjnë më në punë të lehurat e Braçes, ka plane dhe vizione të tjera për të ruajtur pushtetin. Synon të vazhdojë ti gënjejë e çudisë budallenjtë aty me emancipimin e gruas, talentet në pushtet, ta bëjmë Shqipërinë si Toskana!
O popull kafshë!
Për më shumë se 30 vjet i majme dhe i bërë miljarderë këta plehra me votën tënde! Vazhdoni ti votoni prap e prisni të majmen dhe këta Majkot e Braçe e tjerë.
Vune mutin te qerronte halene dhe muti pastroi ca mut. Ja keshtu eshte edhe kjo pune, muti nxjerr mutin.
Qe te dy edhe Brace edhe Majko kane nje huq.
Mund tu japesh poste ne qeveri por nuk pushojne se ankuari sikur jane qytetare apo opozitare.
Nuk i shkon nen-kryeministrit te postoje larte e poshte si kjo apo jo nuk shkoka mire. Nese s’shkon, pse se ndreq? Cfare pret, te te bejne perandor qe ti rregullosh?
Edhe Majko, me avazet qe punet nuk shkojne mire i rrinte goja. Kur s’shkojne mire kur je ne kale, atehere zbrit dhe lerja kalin atij qe i ben me mire.
Edhe ne shale edhe nuk ben kali, nuk shkon.
Rames i duhen dele koke ulura jo politikane te karieres qe kane me shume merita ne PS se vete Rama.Po keshtu ka qene gjithmone ne PS.Bjene malet ngrihen halet.
Pandeli Majko ka qene ministri me vegjetativ i historise se pluralizmit shqiptar. Nuk levizi as majes e gishtit per emigrantet shqiptare neper bote per njohje vitesh pune, patentash, te drejte vote, etj. E vetjma pune qe ka bere si minister i emigracionit ka qene futja e kartes se bankomatit per te terhequr rrogen.