Deputeti më i votuar pa post ministri, çfarë thotë Rama për Taulant Ballën

3 Shtator 2021, 09:11Politika TEMA

Taulant Balla rezultoi si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS, nuk mori asnjë detyrë ministrore.

Taulant Balla do të vijojë të mbajë vetëm detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi kryeministri Rama i hoqi detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Rama thotë se për shkak të shtimit të punëve dhe objektivave brenda partisë, është dashur që këto dy funksione të kryhen nga dy udhëheqës:

“Taulanti është kryetari i grupit  parlamentar të PS. Është një detyrë që ka ngarkesë të madhe dhe ashtu siç duhet bërë gjatë këtij mandati do ketë dhe ngarkesë më të madh. 

E treta lidhet me faktin që kemi një objektiv të ri për partinë, transformimi i partive politike. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. 

Na duhet një sekretar i Përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar këtu. Është rritur shumë volumi i punës për këto dy pozicione”.

Ndërsa i pyetur për “senatorët” e Partisë Socialiste që shumica e tyre u lanë jashtë qeverisë, Rama tha se në poste ministrore janë vendosur ata persona që në këtë moment konsiderohen të duhurit:

“Përsa i përket senatorëve, nuk ka senatorë dhe nuk kategori të tilla. Këto janë kategori gazetareske. Në skuadrën e qeverisë janë vendosur njerëzit që sipas meje janë të duhurit në këtë moment për të bërë punën e duhur”. 

4 komente në “Deputeti më i votuar pa post ministri, çfarë thotë Rama për Taulant Ballën”

  1. Laku says:

    KUSH E VOTON KETE FSHTAR KOKE PAGURE ME JU THAFTE DORA.

  2. Ledio says:

    Ia futi Balles se e pa si konkurent per kryeminister

  3. romi says:

    Një përshëndetje të përzemërt për Laku e Ledio! ????

  4. Zhabulan says:

    Erion inspektori qe maste rruget me meter, ka deshtuar ne akumulimin e votave te qarkut me numer me te madh votuesish.
    Balla si politikan karriere e ka te siguruar nje vend ne parlament zgjedhjet e tjera, ndaj qe nuk eshte cudi qe numuri i votuesve te PS do vazhdoje te ndjek kurben e renies duke dhene me pak deputete te majte.
    Zgjedhjet e ardhshme PS i humb me numer votash!
    Pyetja eshte nese Berisha do vazhdoj te perdoret akoma si gogol nga Rama apo drejtesia do jete vene ne vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje