Emërimi i Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë, PD: Provokim ndaj shoqërisë shqiptare, cënon besimin tek institucionet

3 Shtator 2021, 10:38Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës si ministër i ri i Drejtësisë.

Enkelejd Alibeaj shprehet se ky emërim “cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj”.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën.

Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët.

Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thotë Alibeaj.

2 komente në “Emërimi i Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë, PD: Provokim ndaj shoqërisë shqiptare, cënon besimin tek institucionet”

  1. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

    Debila që debila mbetën këta. Po natyrisht. Po të mbledhesh idiotë rreth vetes, si ç’ka bërë edhe Basha, ata si debilë do flasin.
    Po merren përsëri me guret që hedh Rama në lumë.
    Keshtu bënë me Xhafën, me Lleshin, ose me Samir Tahirin para tyre. Dhe çfarë arritën? Asgjë.
    Çfarë do arrijnë tani? Asgjë.
    Kanë mësuar ndonje gje se si bëhet opozitë. Asgjë nuk.kanë mësuar. Por gurët e Ramës i nxjerrin nga lumi ama. Jo jo, o vdesin, o nxjerrin gurët.
    Do edhe të bëhet Kryeministër ky Kllufi, dhe mban afër kete zvarranikun Alibeaj!
    Opo vazhdoni, derisa te reformohet PD-ja, Rama do bëhet per pension dhe do ikë vetë.
    Ndërsa Lulëzim Basha, me flokë të bardhë nga pleqëria dhe hallet, me ne fund do bëhet kryeministër. Por nuk do ketë fuqi të ngrejë as brekët e veta atehere.
    A thua në PD mund të huyjnë vetëm eunukët? Nuk ka vend për burra në kryesinë e PD-së?

  2. TDCI says:

    Gjuha shkon ku dhëmbi i dhembë falangës në PD për këta,shënjestra kryesore janë dy ministri e drejtësisë dhe e mbrendëshme nga friga e zbulimit të krimeve që vetë janë akterët kryesorë sa u takonë ministrive si psh. e arsimit dhe edukimit apo e shëndetësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje