Një nënë e re doli për xhiro me shoqen e ngushtë për ta nxjerrë foshnjën për ajër të pastër. Edhe një çift po ashtu doli për xhiro me qenin. Të dyja palët nuk njiheshin, por ato u takuan në një lokal dhe shkaktar u bë qeni. Më pas takimi i të panjohurve precipitoi në një sherr, për të cilin u desh ndërhyrja e forcave të policisë.
Njëra palë ankohej dhe kërkoi hetim, pasi çifti nuk u kujdes për qenin që trazoi ushimin e fëmijës. Kurse çifti kërkoi hetim se i prekën qenin.
Kjo ngjarje ishte objekt pyetjesh dhe shoqërimesh në polici, jo shumë kohë pasi sërish një sherr masiv për qenin ndodhi në një lokal në afërsi të Farkës.
Burimet e gazetës, treguan se si kallëzuesja, K.S., kërkoi prezencë të policisë pranë komisariatit numër një pas sherrit që ndodhi në lokalin në afërsi të Liqenit Artificial.
“Fëmija im i moshës 4 vjeç është alergjik nga kafshët, e nxora për ajër të pastër në liqenin artificial”. Ajo dëshmon se xhiron po e kryente me shoqen e saj të ngushtë.
“Duke qënduar tek kodrat tek lulishtja, u afrua një qen dhe qëndroi tek shtroja që kishim vënë përtokë. Shoqja ime iu drejtua me lutje të zotit të qenit që ishte një djalë i ri i shoqëruar me një vajzë të re. I tha djalit: ‘Të lutem, merre qenin, mos e lër kështu të lirë se po shkon tek sendet tona’”. Nga çfarë ndodhi më pas, nëna e re tregon se i zoti i kafshës e mori qenin dhe u largua.
“Por pas 15 minutash, qeni u kthye përsëri, futi turinjtë tek ushqimi i fëmijës tim. Në këtë moment u ngrita në këmbë dhe kërkova të largohej urgjent, pasi fëmijën e kam alergjik”, – thotë në polici K.S., referuar materialit.
Kur afër grave dhe fëmijës është rikthyer çifti, djali i ri, sipas denoncueses, ka filluar të bërtasë. Së bashku me të edhe vajza e re që e shoqëronte. Gruaja thotë se vajza ka paralajmëruar: “Ta tregoj unë ty, do të shqyej, se e kam babin shef krimesh”.
Sipas gruas, djali i ri ka pyetur dhe i ka kërkuar llogari: pse ma preke qenin? Nëna e re shpjegon se kur pa gjestet e çiftit dhe kryesisht të vajzës së re që bënte me shenja se do i sillte ditë të vështira, përmes të atit shef policie, ajo ka formuar menjëherë numrin pa pagesë dhe ka kërkuar sa më shpejt prezencën e efektivëve të policisë.
Policia tregon se sapo ka mbërritur në Liqenin Artificial, ka pyetur për identitetin e secilës prej palëve, ku dhe ka mësuar se i zoti i qenit që vijonte të ishte i acaruar se i kishin prekur kafshën, kishte inicialet E.S., i moshës 27 vjeç.
Policia i thotë se ka marrë në pyetje gruan denoncuese, duke e pyetur nëse e kishte goditur apo jo qenin, duke qenë se çifti pretendonte dhunë ndaj kafshës.
Të dyja gratë kanë mohuar kategorikisht, duke kujtuar se veçse ishin konfliktuar verbalisht. Pyetjes së policisë se kur u ndje e kërcënuar, denoncuesja K.S., tha se kjo ndodhi nga ndërhyrja e vajzës së re që kishte paralajmëruar se ishte vajza e shefit të krimeve.
“Por emrin e vajzës nuk e mësova dot”, – nënvizon e reja. Sakaq edhe policia, në procesverbal, e anashkalon identitetin e të resë, e cila u prezantua tek qytetarja si vajza e një shefi. Se cila është e reja që u nxeh për qenin, pritet të mësohet nga prokuroria, – thanë burimet.(SI)
Dolen shetitje ne kafene,me stoko dhe taka.
Filluan monstrat shqiptare te krijojne probleme njesoj si jashte shtetit?? Zot na ruaj. Ate babin shef krimesh do e marresh ne qafe se s’ka me qofte te daja.
Shume njerez leshojne pa kontroll qente, dhe kush ka femije terrorizohet sidomos kur behet fjale per rraca agresive. Me kaq sa lexoj faji eshte i pronareve te qenit. Femijet ne park kane prioritet.
Ndyresira. Popull pis. Ju q…sha qente. Te lejohen armet me leje urgjent. Nuk mbrohemi dot nga qente. Po na mbysin. Ne momentin qe kercenohem nga qente qofshin rruge a po shtepie i fus plumbin kokes.
Mesoni nga polifonia labe “lidhe qenin ti moj qene “
Kujt i plasi se e ke shef policie. Akoma me bolet e babait mburren keta dhe nuk njohin rregulla e ligje? Vajze injorante. Edhe vetem per kete kjo duhet denuar.
Po kjo prosituta mendon se meqe e ka te atin polic mund te beje cfare te doje. Kokrra e injorantes, ha e fle me qenin, ben dhe garipen, trendi curve.
Nuk shkon dot ne lulishte,ne kafe e kudo se vetem fshatar me qen qe i duket vetja modern.
Eshte bere Tirana gjithe mut qeni e lehin qent neper pallate dhe nuk ke ku te ankohesh.
Ooooo zot kur u bene dhe keta te mbajne qen qe nuk kane buk per te ngrene
Tani hapen bythesh me qen ku teperatura ne asfalt eshte diku 52 grad dhe dalin per te shetit qenin
Hahaaaaa kulmi i ketyre injorateve qe duan ta kapin europen per bolesh duke bere shetitje me qen
Atij shefit policis ti jepet nje denim shembullor
Fajet për qentë i ka ” SALIU ” !!!!
Jo , fajet për qentë i ka Edi se ai është prej 8 vitesh në pushtet. Aresya është se nuk zbatohet ligji për vendosjen e maskave mbrojtëse qenëve të shoqërimit.
E ka ligji për shërbimin veterinar. Vendosët maskë qenit.
Njerzit janë të rrezikuara. Shteti si zbatues i ligjit nuk vepron.
Duhet të veprojë ligji për detyrimin e maskave mbrojtëse për qentë e shoqërimit si në çdo vend të Europës.
Por Qeveritarët nuk e kanë problem, pasi fëmijët e tyre nuk shëtisin aty ku ka qenë dhe qytetarë të thjeshtë.
Urgkentisht me këtë punë të merret erion veliu kryetari i bashkisë së Tiranës, se miletin po e hanë qentë bulldogë dhe pitbullë, ndërsa pronarët e qenëve, bijë të shefave të policisë dhe të biznesqenëve, kërcënojnë me nxirje jete viktimat.
Doni qenë? Sigurojini me maskë qeni dhe me zinxhir të fortë, mbani qese plastike të pastra, për koleksionin 100 përqint të jashtëqitjes qeniane në rrugë apo në lulishte dhe mbajini larg qytetarit, ndërroni rrugë, kur përballë qenmbajtësit dhe qenit vjen dikush, kërkojini ndjesë dhe falënderojeni kalimtarin e sigurtë, ndryshe dallëndyshe paguaj gjobën shtetit sa “frëngu pulën” dhe të dëmtuarit paguaji siguraviomin dhe pensionin…
U bënë sqipot për qen e moca! Yyyyyyt, qena! Mësoni dhe bëni, jo shikoni dhe bëni!
Në këtë shkrim fajtorë janë pronarët e qenit. Meritojnë ndëshkim.
Shefit të policisë t’i pritet rroga 50% për mosedukim të fëmijës.
Ate çiftin e qenit,qe na qenka dhe e shefit te krimeve, duhet te futet ne burg per kanosje dhe per mos mbajtjen e disiplinimin e qenit. Keta i kane rene kot meqafe nenes me femije..Nena e femijes ka te drejte..Policia te mos trembet nga shefi i krimeve.Ligji eshte i barabart.
Artikull shume interesant fotoja gjithashtu. Nje pyetje ky gazetari qe tregon kete historine eshte kamarieri?
Gruaja me femije ka shume te drejte . Cifti me qenin e pa edukate si te zotet duhen ndeshkuar. Sigurisht kur nuk ka ligje te forta dhe nuk zbatohet asgje ka ndodhira te tilla. Turp ajo vajze qe dhe pse eshte ne gabim perdor postin e te jatit per te kercenuar nje qytetare te thjeshte. Kjo nuk eshte normale. Babai moj vajze i paska fajet qe ti je katandisur keshtu. Turp te te vije.
Tirana eshte geto….nuk ka vend per njerezit dhe qente duhen…ne perendim qente rrine ne vende te caktuara….normalisht ktu gjoben do e hante cifti…
te rinjte sot ,
qe s’kan asgje ne koke vec brockullave kerkojne te
terheqin vemendjen e te tjerve me egersirat qe mbajne ne shtrate !
Egersirat kuptojne mir Njeri-Tjetrin por jo qytetarin?