Mbërrin shkresa te Meta, PS propozon Ramën si kryeministër

4 Shtator 2021, 10:51Politika TEMA

Partia Socialiste ka propozuar zyrtarisht Edi Ramën si kryeministër të vendit.

Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Rama kryeministër.

 

Dy ditë më parë Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin. Sakaq, kreu i shtetit ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje