Lidhi gruan në karrige dhe e torturoi për orë të tëra, arrestohet shqiptari në Itali

5 Shtator 2021, 09:05Bota TEMA

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali pasi akuzohet se për arsye xhelozie, ka torturuar bashkëshorten në shtëpinë e tyre.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, kohë kur shqiptari e ka lidhur gruan në karrige dhe e ka torturuar për dy orë me një thikë në dorë të cilën ia ka drejtuar disa herë. Ai nuk e ka qëlluar, megjithatë ka lënë shenja në lëkurë e saj.

Pasi gjendja e saj u përkeqësua, shqiptari e ka dërguar gruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo u tha mjekëve se ishte dëmtuar pasi kishte rënë nga biçikleta.

Policia dyshoi në variantin e gruas dhe menjëherë nisën hetimet. Ajo i rrëfeu grupit hetimor se ishte keqtrajtuar nga i shoqi.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se ajo ka shpikur çdo gjë nën efektin e lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje