SHBA do të strehojë 50 mijë afganë, do të shpenzohen nga 2,275$ në muaj për secilin

5 Shtator 2021, 14:25Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të strehojnë rreth 50 mijë qytetarë afganë dhe planifikon që të shpenzoje të paktën 2,275 dollarë për secilin për t’u siguruar strehim, ushqim dhe shkollimin e fëmijëve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për “Bloomberg” se administrata Biden ka ndarë fonde për të ndihmuar me dhjetëra mijëra afganë që do të largohen nga regjimi i talebanëve në muajt e ardhshëm.

Departamenti po ashtu është duke parë me Kongresin mundësinë që të evakuarit të kenë akses në benefite federale si “Medicaid”.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha në një konferencë shtypi se mes 50 mijë afganëve që do të vijnë në SHBA ka qytetarë amerikanë, banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit e vizave, njerëz që kanë aplikuar për viza të veçanta emigruese (SIV) dhe afganë të tjerë që janë më të rrezikuar nën sundimin taleban, siç janë gazetarët dhe punonjësit humanitarë.

1 komente në “SHBA do të strehojë 50 mijë afganë, do të shpenzohen nga 2,275$ në muaj për secilin”

  1. Mire e kanr keta se acganet jane 40 milione dhe te gjithe e kane mendjen te ikin. Pasi vendosen fillojne dhe urrejne perendimin says:

    do shpenzoje 2300 dollare ne muaj dhe per nje afgan! Ndersa urragani mbyt familjet ne new jersey qe jetonin ne podrume te papershtatshem per te banuar. Nje baba me femijen u gjeten te mbytur se nuk paten mundesi te dilnjn nga podrumi. Pastaj nje amerikan e ka asistencen sociale 200 dollare ne muaj para ne dore dhe shtepine e lire prej 500 dollaresh ia paguan shteti. Pse ketyre afganeve u duhen dhene per koke nga 2300 dollare ne muaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje