“Nuk është aprovuar nga autoritetet shëndetësore”, pezullohet përdorimi i vaksinës kineze “Sinovac” në Brazil

7 Shtator 2021, 10:30Bota TEMA
“Nuk është aprovuar nga autoritetet

Autoritetet shëndetësore braziliane kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinave kineze Sinovac, të cilat ishin prodhuar në një laborator të paautorizuar.

“Laboratori nuk ishte inspektuar dhe nuk ishte aprovuar nga autoritetet shëndetësore. Masa e pezullimit u mor për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, lexohet në komunikatën e Anvisa, autoritetit shëndetësor brazilian.

Pezullimi do të zgjasë 90 ditë dhe gjatë kësaj periudhe, Anvisa do të inspektojë laboratorin dhe do të analizojë sigurinë gjatë procesit të prodhimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje