Mentor Sejdiu, pjesë e Sindikatës së Infermierëve në Kosovë ka treguar se numri i infermierëve në këtë shtet është shumë i ulët në krahasim me nevojat në spitale.
Në një intervistë për “Euronews”, ai theksoi se zakonisht në një turn 12 orësh 1 infermier kujdeset për 25 pacientë në spitalet e Kosovës. Këtë ai e cilësoi një lodhje shumë të madhe për stafin, pasi kanë shumë se 1 vit e gjysmë me intensitet të lartë pune.
Ndër të tjera, Sejdiu tha se në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë janë pranuar 200 infermierë të rinj, por edhe kjo shtesë sipas tij nuk mjafton, pasi situata epidemiologjike po rëndohet nga dita në ditë.
Kujtojmë se në ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e kurbës së të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.
Plerat Osmani e Kurti e kane hallin si te permbysin Edi Ramen….