Shahini reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Nevoja e Albinit që ta shuajë çdo zë opozitar ka kaluar në absurditet

7 Shtator 2021, 16:06Rajoni TEMA

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shahini shkruan se arrestimi i kryetarit dhe disa aktivistëve të PSD-së në Prishtinë,  është për dëshirë të kryeministrit Albin kurta i cili dëshiron që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë.

Para kësaj, u organizua një protestë e vogël kundër hipokrizisë së VV-së e cila bëri fushatë të hapur elektorale, të rrezikshme për shëndetin midis pandemisë dhe menjëherë pasi fitoi zgjedhjet vendosi masa të rrepta duke u thirrur në pandemi, që rezultuan në mbyllje biznesesh dhe gjobitje marramendëse të qytetarëve. Protesta u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e protestuesve, sa nuk ishte parë që nga koha e UNMIK-ut.

Nëse nuk i shuan me dhunë, Albini nxjerr ministrat e vet në protestë, për ta përvetësuar kauzen, siç ndodhi me daljen e turpshme të ministres së drejtësisë dhe atij të brendshëm në protestat kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj.

Shëndeti i demokracisë në Kosovë është në pikën e vet më të brishtë që nga paslufta. E vetmja fije shprese është fakti që nën pushtetet e dhunshme, pashmangshëm rritet e forcohet opozita. Kështu që paradoksalisht, nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur.

4 komente në “Shahini reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Nevoja e Albinit që ta shuajë çdo zë opozitar ka kaluar në absurditet”

  1. gazetari says:

    Besa..Ti je nje intelektuale madhe..Te gjithe ata ose oto Kosovare, qe Rama i ngriti ne pergjegjesi duke i futur ne Qeveri, qe ne te ardhmen tedrejtonin sektore te rendesishem ne Kosove..Albini hakmeret..Ose vete te personat ose te familjet e tyre..Prandaj, ashtu sic perdori molotovet, edhe opozita Kosovare duhet te perdore molotovet..Rruge tjeter ska..

    1. Tropojani says:

      @gazetari, shume dakord me ty, keto levezije te Albinit tingellojne si lincim.

  2. Kjo qe ndodh sot ne Kosove eshte e njejta me Politikn e Serbis
    te Millosheviqit .
    Qeka shujt Shpirti Shqiptarve ne Kosove nga nji peder serbie si Albin Kurti !
    Qohi mer i qijani surratin e spiunit te kec ,baheni berdhok klyshn e serbit

  3. drino says:

    Dihet qe kur vjen ne pushtet me bomba molotov si partia WC e Albin Kurtit dhe ajo e Vjosa Osmani te tilla ngjarje do te ndodhin por jo vetem kaq kjo qeveri ne Kosove do te mbahet mend qe percau kombin shqipetar njelloj si Sali NON GRATA qe e ndau vendin ne veriore [ malok] dhe ne jugore armiq qe ne vitin 97 krimineli NON GRATA nisi ushtrine me tanke dhe avjona per te bombarduar jugun.
    Fatkeqesi eshte se ka plot kosovare te trash qe nuk kuptojne por kendojne per NON GRATEN….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje