Talebanët: Gratë nuk mund të bëhen ministre, janë vetëm për të bërë fëmijë

10 Shtator 2021, 13:35Bota TEMA

Talebanët në kabinetin e tyre nuk kanë asnjë grua. Një zëdhënës i talibanëve  është shprehur se gratë nuk do të marrin asnjëherë ndonjë pozitë ministrore në qeveri, sepse, sipas tij, kjo është “barrë që ato s’mund ta bartin”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, në intervistën e tij është shprehur se talibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartin.

Videoja e publikuar në internet e shfaq bisedën mes zëdhënësit të talibanëve dhe një prezantuesi. Zëdhënësi Hashimi dëgjohet duke thënë se gratë që po protestojnë në rrugë nuk janë gra të Afganistanit.

“Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame”, ka thënë Hashimi.

Talibanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrahje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.

“Gruaja nuk mund të jetë ministre, është si t’i vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet. Ato duhet të lindin. Gratë protestuesve s’mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë e Afganistanit”, shtoi zëdhënësi i talibanëve.

3 komente në “Talebanët: Gratë nuk mund të bëhen ministre, janë vetëm për të bërë fëmijë”

  1. Tale Bani says:

    Grat jan per ti fut kar!n , kur jemi te stresum.

  2. Hason says:

    Neve or ti avgan, i beme grate ministre dhe pame vendin te lulezoje. Ju beni cte doni por hidhni nje sy nga ne te shikoni si blihet peshku

  3. Nurenbergu says:

    O kafshe parahistorike , po kur mendoni keshtu per grate cfar pidhsome kerkoni mardhenie me Boten .Shume pjestar shoqatash Qeveritare e civile , bisnese e korporata dipllomate e kongresmene , ministre e kryeministre po dhe presidente jan GRA .E kuptoni majmune qe duhet te zhdukeni te tere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje