Ndërsa kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në në Tetovë. Koordinatori i Qendrës COVID në Tetovë, Gazim Nuredini deklaroi se e gjithë ngjarja zgjati 3-5 minuta.
Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë vetëm 12 pesona, pasi flakët mbuluan të gjithë hapsirën në pak minuta.
“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta”, -tha Nuredini.
“Ishte e çuditshme për mua …nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” -shtoi ai.
Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së.
Mendoj se dikush me dashje apo pa dashje ka futur në tubat e aspirimit gaz metan dhe i ka vënë flakën… oksigjeni me shumicë dhe 5 minuta kanë qenë shumë që gjithçka të përfshihet nga flakët….
Me ka ndodhur mua me baban ne spital.Kishte te vendosur oksigjenin ne hunde dhe ndezi nje cigare.Nga qe s’ishte ne gjendje te mire,po i rrija afer mos i binte hiri i ndezur ne krevat.Ne momentin e fundit e thithi fort cigaren sa mori flake dhe filtri.Ngaqe filtri ishte shume afer oksigjenit,ai mori flake dhe u degjua nje zhurme e forte.Shansi im qe isha afer,me nje dore mbylla oksigjenin dhe me doren tjeter hoqa tubat e ndezur nga fytyra e babait.Nga tubi plastik i oksigjenit dilte flaka sikur po saldoje.Demet ishin te vogla,sepse e mbylla shpejt rubinetin.Me thane se mund te kisha hedhur spitalin ne ere.Nuk pashe ndonje sinjalistik rrwzik zjarri,e cila ishte shume e nevojshme.Besoj se mund te kete ndodhur e njejta gje edhe ne Tetov.
Oksigjeni nuk është gaz i djegshëm, ai vetëm ndihmon djegien!
Djegia si proces nuk eshte vecse nderveprimi kimik midis oksigjenit dhe nje substance te djegshme. Pra djegia eshte thejsht proces oksidimi.