Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërsa 19 persona kanë humbur jetën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet bëjnë të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.
Në total numri i rasteve aktive është 20.652.
Kosova po vuan nga deliri i madheshtise te idiotit Albin Kurti!