14 viktima nga zjarri në spitalin COVID, Tetova shpall 3 ditë zie

9 Shtator 2021, 11:00Rajoni TEMA

Pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Covid-Qendrën në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, u vendos që në Tetovë të shpallet tre ditë zie.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi paralajmëroi dhe ndihmë financiare për familjet e viktimave, ndërsa ka bërë thirrje që të mos aludohet për numrin e viktimave.

“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje