Lajm i mirë nga Tetova! Të paktën 12 pacientë mundën t’u shpëtonin flakëve në spitalin COVID

9 Shtator 2021, 10:06Rajoni TEMA

Të paktën 12 pacientë kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Ilber Besimi nga spitali i Tetovës, i cili është edhe nënkryetar i Odës Mjekësore.

Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në disa spitale të tjera në Shkup.

Prokuroria ka konfirmuar deri më tani se numri i viktimave është të paktën 14 ndërsa autopsitë e tyre do të zgjasin disa ditë. Pesë prokurorë publikë do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

1 komente në “Lajm i mirë nga Tetova! Të paktën 12 pacientë mundën t’u shpëtonin flakëve në spitalin COVID”

  1. Sqepari says:

    Cfare gazetarie, lajm I mire nga Tetova???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje