Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Nuk mund të ketë marrëveshje kur familjarët nuk dinë ku i kanë eshtrat të dashurit e tyre

8 Shtator 2021, 17:13Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë në IKSHPK ku ka komentuar dhe takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviç i ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurti u shpreh se takimet me delegacionin serb janë vetëm takime përgatitore për një kapitull të ri të dialogut.

“Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se për çështje të tjera Kosova mund të hapë temë diskutimi me Brukselin por jo edhe me Serbinë.“Ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat s’janë pranuar mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai.

 

5 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Nuk mund të ketë marrëveshje kur familjarët nuk dinë ku i kanë eshtrat të dashurit e tyre”

  1. raul says:

    po genocidin e vitit 1893 , 1913, 1935, 1998 i harrove se i ke pasur strategji o Albin , pa i zgjidhur ato dhe pa kerkuar falje Serbia boterisht per keto genocide nuk kishte ulje ne tryeze me Vucucin . Apo e pe se deshtove me ate pretendim absurd e tash po kujtohesh per varret e humbura qe do ti gjejsh pas nja 38 vjetesh. Je shume amorf o Albin. pa nivel intelektual , nuk e di si nuk ke mesuar asgje nga gjigandi Edi Rama qe eshte nje nga kryeministrat me te afte te Europes, besoj e di mire ,,

    1. Pristianum says:

      @Raul,
      Te lutem referohu me respektr per KM Rama. Nuk asht kjo menyra.
      Keshtu duhet : Shkelqesija e tij IMZOT EDVIN RAMA, Hyu i misheruem, Buda i shekullit XXI, asht kryemiLeshi, oo me fal,
      Kryeministri me palaqo, ooo me fal edhe njihere, Kryeministri me i Madh qe ka pas Europa, prej se mban mend historija.
      Dhe pastaj te shtosh : Kjo nuk asht Batute, por, betohem per librin e shejt Rilindja Ramiste, se asht e vertete.

  2. Gjergji says:

    Albin, leri llafet dhe propaganden boshe, por puno te eci kosova para se ndryshe do mbahesh mend si nje idiot kalimtar

  3. GazMir says:

    Propaganda Sërbe dhe analfabetizmi Kosovar janë dy detaje që përpiqemi të adaptojm.

  4. Me dhimje says:

    Albini eshte nje amalgame me shume pikepyetje. Ne kete amalgame, Albini me dashje apo nga idjotesia nuk percakton rradhen dhe sirane e gjerave. Ai nuk ka ide se ceshte e para dhe ceshte e dyta. Ai nuk kupton se cili prioritet do sjelli realizimin edhe te prioriteteve te tjeta.
    Tani qe te thuash se fati i te zhdukurve nuk eshte prioritet, eshte gabim. Nga ana tjeter te percaktosh kete si prioritet mbi priorite eshte gabim. Prioritet mbi prioritete eshte “Marreveshja gjitheperfshirese” Kjo marreveshje mund te kete erdhe nje klauzole per fatin e te zhdukurve. Nuk mund te perdoret fati i te zhdukurve per refuzimin e mareveshjes ku Serbia te njeh si shtet.
    NQS Serbia te njeh si shtet lehtesohet puna jo vetem per te zhdukurit por edhe probleme te tjera.
    Kjo menyre e te betrit politike “orgjinale” te Kurtit ku prioritete te vecanta vihen mbi qellimin final eshte gabim.
    Albini ose eshte idjot ose shejtan budalla qe punon per Serbine. Historikisht ai ka qene pro strategjise Serbe qe eshte sabotimi i bisedimeve. Fjalet e medha “patriotike” dhe ceshtje te tilla te ndjeshme nuk duhet te mbulohne punen armiqesore te tij qe eshte kethyer ne nje “ushtar” i Vuciqit per te sabotuar bisedimet. Sidomos ai nuk duhet te luaje me fatin e brishte te Kosoves duke mbajtur pergjegjesine per deshtimin e bisedimeve. Te zdhukurit nga varri nuk jane dakort qe Kurti ti shfrytezoje ata dhe te mos beje shtet te pavarur. Ata enderojne nga varri qe Kosova te jete antare e OKB. Albini duhet te peunoje per kete prioritet. Ne thelb ai duhet te punoje qe Kosova ti bashkohet Shqiperise. Kjo do ishte reallizimi i endres te atyre qe u vrane per kete qellim. Albini i ka tradhetuar keto qellime dhe me e keqja eshte se kete ai e kamuflon me fjale “patriotike” qe nuk mund te kundershtohen. Ato i ngjajne vendimit te doktorit qe ne amalgamen e semundjeve te pacientit, ai percakton se cilen semundje te sulmoje ne fillim. Albini duhet te sulmoje dhe realizoje “njohjen nga Serbia” sepse ka mbeshtetjen e Amerikes dhe Evropes dhe jo ta kushtezoje ate me idete e tij “gjeniale” Ne thelb ato ide vijne era spiunazh ku fjalet jane ne funksion te qellimit. Qellimi serb eshte saboti I bisedimeve dhe shtyrja e peroblemit deri sa Serbia te ndryshoje balancen e forcave. Sot Kosova mbeshtetet nga Amerika dhe Evropa. Serbia mendon qe kjo nuk eshte e drejte. Bisedimet sipas saj duhet te mbeshtetet edhe nga Rusia dhe Kina ne Keshillin e Sigurimit. Kete kerkon Srbia dhe me sa duket Albini punon per kete plan Serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje