Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka konfirmuar se gjatë muajit shtator nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksadër Vuçiç.
“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, tha Bislimi pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit trepalësh, temë e vetme ka qenë çështja e të pagjeturve. Takimi i 8 shtatorit u mbajt pavarësisht se palët një ditë më herët thanë se nuk kanë arritur pajtim as për rendin e ditës së takimit trepalësh.
Më 7 shtator, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka diskutuar me BE-në për temën e të pagjeturve, energjetikës, targave të veturave dhe për vizitat zyrtare.
Kosova, sipas zëvendëskryeministrit Bislmi, nuk dëshiron që të diskutohet sërish për marrëveshjet e arritura më herët në kuadër të dialogut, por do vetëm të diskutohet për zbatimin e tyre.
Bravo Bislim!
Deshirat e tua dhe te Albinit duhet te jene plani i punes per Evropen! Tregojini vendin Evropes dhe Amerikes!
Keshtu or ushtar i Albinit do beni ju politike?! Kesaj i thone qe per inat te sime vjere do fle me mullixhiun…Deshirat tuaja qe nuk perputhen me diallogun qe planifikon Evropa, jane zbatimi ne praktik i strategjise Serbe qe te sabotoje bisedimet dhe fajin ta mbajme ne… Pse ju punoni per kete plan? A ka lluksin Kosova te presi deri sa Evropa te lodhet??? Valle nuk dini te veproni ndryshe dhe tja lini serbit “dopjo gjashten”?
Shko, or derdimn bashk me general Kurtin dhe diskutoni me serbet deri sa tu plasi koka nga lodhja. Le te lodhet Vuciqi duke mbrojtur Serbine dhe te beje leshime. Pse lodheni ju per te mbrojtur Kosoven!!?? Pse terhiqeni nga beteja? Nga beteja terhiqet gjithmone ai qe ka faj…
Nuk eshte koha me liste deshirash. Jeni bere si kalamajt ne prag te Vitit te Ri qe bejne kerkese tek Plaku i Vitit te Ri per tu plotesuar deshirat.
A jeni vertet idjot apo shejtan budalenj?!!!