Rritet kurba e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, 24 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orë

8 Shtator 2021, 15:05Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar 1 mijë e 9 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje