Revoltohet këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga: Maqedonasit na trajtojnë si njerëz inferiorë, janë përgjegjës për tragjedinë e Tetovës

9 Shtator 2021, 10:22Rajoni TEMA

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga, Fitnete Tuda, ka reaguar e revoltuar pas tragjedisë së Tetovës.

Ajo thotë se maqedonasit i trajtojnë si njerëz inferior shqiptarët, duke kthyer në spitale qendra të vjetra e të papërshtatshme, të cilat pastaj bëhen shkak për tragjedi si ajo e Tetovës.

“Është një papërgjegjësi totale, spitalet janë në gjendje të mjerueshme!

Kjo vlen për komunat shqiptare, po flas këtu për Strugën prej nga vi, ku nuk është investuar asgjë as nga niveli qendror as ai i komunal!

Infrastruktura, spitalet, ndërtesat e vjetra jasht çdo standardi!

Një spital i ngjashëm për Covid, si ai që u dogj në Tetovë është improvizuar edhe në Strugë!

Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë!

Përgjegjës është edhe faktori politik shqiptar që i ka sjellë në këtë gjendje komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni”, shkruan ajo.

4 komente në “Revoltohet këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga: Maqedonasit na trajtojnë si njerëz inferiorë, janë përgjegjës për tragjedinë e Tetovës”

  1. Illyrian says:

    Kryesisht është faktori shqiptar s’na e kane fajin te tjerët ata duan te tyret po jemi ne qe s’duam tanët ose shitemi per dy leke …

  2. Miri says:

    Edhe shqipetaret ne Maqedoni duhet te kujdesen me shume per vehten e ryre. Te mos ndertojne xhami ne cdo lagje por te kthejne syte nga shkollat e spitalet. Ne rast se do te ishin te mire arsimuar do ta kuptonin me mire rrezikun qe sjell pandemia. E jo te vershojne ne dasma te me dha e ne synetlleqe ku mblidhet gjithe lagja e fshati. Kujtoni qe pas festimit te bajramit spitalet mbushen me paciente shqiptare. Ndoshta ky stil jetese behet bezdi per palen tjeter.

  3. vezhguesi says:

    Ju skeni faj mi gru jo.E shtroni vete kurrizin e pastaj ankoheni.Po sqau femija nuk i jep nena te pije

  4. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Nje pjese e madhe e Shqiptareve e kane viktimizimin si sport kombetar.

    Edhe ne nje shtet ku kane 7 ministri perseri viktimizohen sikur jua kane fajin te tjeret.

    Dhe ku, ne Tetove qe eshte shtet me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje