Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Pejë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave ndërsa ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin sa më parë ngjarjen.
“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes, kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish-kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, u shpreh Kurti.
?????????
KUSH TJETER TI KETE VRARE VALLE KUNDERSHTUAR ET POLITIKE?
RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DREJTE SERBISE SE MADHE